Ferat Shala

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, ka kërkuar shkarkimin e menjëhershëm të bordit të ZRrE-së si veprim të ligjshëm e të moralshëm

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, kryetar i Komisionit për Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, ka kërkuar shkarkimin e menjëhershëm të bordit të ZRrE-së, dhe  ka akuzuar për implikim politik dhe lejim të importit e eksportit të energjisë në kohë krize të kompanive pa licencë. “Kërkesa për shkarkimin e bordit të ZRrE-së është e ligjshme dhe e moralshme. Ka pasur një vonesë të tejdukshme të bordit të ZRrE-së në faza parandalimi. Veprimet politike janë të tejdukshme, që binë ndesh. Fushata e rrejshme për gjendjen e sektorit energjetik, shqyrtimi i jashtëzakonshëm i tarifave, manipulimi me fakte, pasurimi i vetëm importeve dhe fshehja e sasisë së eksporteve, raporti politik pa u konsultuar me instancat parlamentare, ndarja dhe segregacioni ekstrem mes qytetarësh, ndarja dhe pabarazia veri-jug, marrja e vendimit final për ngritje të tarifave në dëm të qytetarëve, lirimi i pa asnjë arsye i një kategorie tjetër për pagesën e tarifave, mos-zbatimi i asnjë rekomandimi nga task-forca në krizën energjetike, pasoja e krejt këtyre vendimeve ka pasur një kosto të madhe”.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …