Deputeti i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca thotë se janë krijuar kushtet që të mblidhet Këshilli i Sigurisë së Kosovës

Deputeti i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca thotë se janë krijuar kushtet që të mblidhet Këshilli i Sigurisë së Kosovës

Shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje thotë se “Janë krijuar kushtet që të mblidhet me urgjencë Këshilli i Sigurisë i Kosovës, sepse në zyrën e Presidentit të shtetit është punësuar Branisllav Nikolić. Sipas mediave, ky njeri është pjesëtar i shërbimit shtetëror informativ serb. Kjo përbën pa dyshim rrezikim serioz të sigurisë kombëtare. Sipas kushtetutës sonë, Këshillin e Sigurisë e kryeson kryeministri i vendit. Çka ka kryeministri që nuk e thërret mbledhjen? Mos ndoshta frikësohet nga presidenti që ia përmend bodrumin e Radojçiq-it, ku u themelua qeveria e tanishme? Çfarë çifti i tmerrshëm Thaçi-Haradinaj: reciprokisht të shantazhueshëm përmes veglave të Vuqiqit”, ka shkruar Konjufca.

Kontrolloni gjithashtu

Deputeti kanadez Kyle Seeback uron 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në Parlamentin e Kanadasë

Deputeti kanadez Kyle Seeback ka uruar 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës gjatë një fjalimi në …