Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Latif Gashi, ka dhënë dorëheqje. Vendimin ia ka dërguar me shkrim edhe kryetarit dhe Kryesisë së Kuvendit të Kosovës. Vendimin e tillë, deputeti Gashi e ka marrë pasi Gjykata e Apelit ka konfirmuar dënimin për krime lufte me 6 vite burg. Në arsyetimin e këtij vendimi ai shkruan”Para disa ditësh Gjykata e Apelit e ka konfirmuar nje dënim të padrejtë të një procesi gjyqësor që kishte nisur me 28 janar 2002. Në këto 14 vjet unë i kam vuajtur më shumë se 2/3 e dënimit. Unë kam të drejtë kushtetuese për lirim me kusht, meqë pjesën dërrmuese të dënimit unë e kam shlyer. Në dispozicion timin, gjithashtu, kam edhe mjete të tjera juridike, qoftë në kuadër të Gjykatës Supreme, ose edhe në Gjykatën Kushtetuese. Mirëpo, për hir të interesit të vendit tonë, për hir të proceseve politike nëpër të cilat po kalon Republika e Kosovës, unë, Latif Gashi, jap dorëheqje nga pozita e deputetit të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Katër partitë shqiptare krijojnë kryesinë e përbashkët për të sfiduar Qeverinë Mickoski
Përçarjet dhe pasiguria në lidhje me Qeverinë e Mickoskit kanë shtyrë katër partitë shqiptare – …