Rashit Qalaj

Deputeti, Rashit Qalaj, ka deklaruar se nuk do të mbështesë asnjë koalicion, ku Albin Kurti është kandidat për kryeministër

Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, ka deklaruar se nuk do të mbështesë asnjë koalicion ku Albin Kurti është kandidat për kryeministër. Qalaj theksoi se preferon Bedri Hamzën për kryeministër dhe nuk do të ndryshojë qëndrim, pavarësisht presioneve. Ai kritikoi ashpër Vetëvendosjen dhe konceptin e “vijave të kuqe” në politikë. Sipas tij, programet partiake duhet të jenë vendimtare për krijimin e koalicioneve, jo kufizimet ideologjike. Qalaj gjithashtu konfirmoi se PDK-ja nuk ka marrë asnjë ofertë koalicioni nga Albin Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Më 14 dhjetor 1998

RKL: “Ta çlirojmë Kosovën, ta nderojmë Shqipërinë”, në përkujtim të Mujë Krasniqit dhe dëshmorëve që ranë më 14 dhjetor 1998

Sot në përvjetorin e rënies heroike, përkujtohet komandant Mujë Krasniqi, 42 dëshmorët e rënë më …