Deputeti shqiptar i Malit të Zi, Mehmet Zenka, kritikon votën kundër Kosovës në Këshillin e Evropës

Deputeti i Malit të Zi, Mehmet Zenka, ka reaguar kundër  vendimit të votës së Malit të Zi, në Komitetin për Politikë të Jashtme të Këshillit të Evropës, duke e vlerësuar atë si një veprim të vetëm përfaqësues të veçantë dhe jo për vendin e tij. Në një deklaratë për mediat, Zenka, kryetar i partisë Unioni Demokratik i Shqiptarëve, theksoi se qëndrimi i përfaqësueses së Malit të Zi, Maja Vukiçeviq, ishte përcjellje e qëndrimeve pro-serbe të partisë së saj, duke e cilësuar atë si një veprim individual, jo si një që përfaqëson interesat e Malit të Zi. Raporti i Komitetit për Politikë të Jashtme të Këshillit të Evropës për Kosovën, i miratuar më 27 mars, ka rekomanduar pranimin e Kosovës si anëtare të plotë të Këshillit të Evropës, ndërsa Mali i Zi ka votuar kundër këtij rekomandimi. Duke qenë se gjysma e qeverisë malaziase pretendon në realizimin e synimeve serbe, është e pamundur të ndryshohet kjo qasje, shtoi Zenka. Ai gjithashtu ka bërë të ditur se politika e Malit të Zi po orientohet gjithnjë e më shumë nga kruetari serb, Aleksandar Vuçiq.

Kontrolloni gjithashtu

KQZ miraton dizajnin dhe formatin e fletëvotimeve për zgjedhjet 19 majit në katër komunat në veri të vendit

KQZ zvarrit procesin: Pas dy javësh rinumërimi, ende paqartësi për rreth 400 vendvotime

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se procesi i rinumërimit të votave …