Raporti i Këshillit të Evropës: Rreziku i dhunës në Kosovë rëndohet pas sulmit terrorist të 24 Shtatorit

Raport i fundit nga Këshilli i Evropës përshkruan rrezikun e vazhdueshëm të dhunës në Kosovë, duke marrë për bazë sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjë të Zveçanit, raporti përmend lidhjet e sulmuesve me Beogradin zyrtar dhe thekson nevojën për të mbrojtur të drejtat e komunitetit serb, si dhe për të normalizuar marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë. Situata e sigurisë në komunat veriore të Kosovës është përkeqësuar që nga aplikimi i Kosovës për anëtarësim në KE. Ngecjet në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi po ashtu janë shqetësuese për stabilitetin në rajon. Qeveria e Kosovës, megjithatë, nuk ka përjashtuar tendencat e Serbisë për destabilizim, duke deklaruar se kanë ndërmarrë masat e nevojshme për të parandaluar përshkallëzimin e tensioneve në veri. Përpara votimit në Këshillin e Evropës, udhëheqësit institucionalë të Kosovës kanë dërguar një letër raportueses Bakoyannis, të ndërmarrin masa urgjente për riintegrimin e serbëve të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani

Enver Hasani: Kuvendi nuk mund t’i ndryshojë asnjë presje Ligjit për Specialen të kthyer nga Presidentja

Profesori i së Drejtës dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Enver Hasani, ka deklaruar se Kuvendi i Kosovës …