Alicia Kearns: Bashkimi Evropian është joproduktiv për de-përshkallëzimin e situatës në veri, duke inkurajuar Beogradin

Deputetja angleze, Alicia Kearns, shqetësohet për shëndetin e politikanit serb, N. Sanduloviq, i cili u rrah brutalisht nga BIA

Deputetja nga Anglia, Alicia Kearns, është shprehur e shqetësuar për sigurinë dhe shëndetin e politikanit serb Nikolla Sanduloviq, i cili u arrestua dhe u rrah brutalisht nga BIA serbe, për shkak se nderoi rënien e komandantit legjendar Adem Jashari. Kryetari i Partisë Republikane të Serbisë, Nikola Sanduloviq, është kthyer në shtëpi në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi ishte rrahur brutalisht për shkak se kishte vizituar kompleksin Memorial, Adem Jashari Në Prekaz të Drenicës. Klara Sanduloviq, e bija politikanit serb, në një prononcim për “Slobodna Dalmacija” të Kroacisë, ka treguar se i ati ka shenja të panumërta trupit dhe lëndime si pasojë e goditjeve. Sipas saj  ai ka mbetur i paralizuar, derisa ajo shton edhe dyshimet për helmimin e tij, ndërsa tregon edhe fragmente nga moment i arrestimit nga BIA – shërbimi sekret. Kjo ishte shenja se diçka nuk ishte në rregull”, ka thënë Klara  Sanduloviq për mediet në Kroaci.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Limaj: Situata politike është skandaloze, partitë të lënë egot dhe të formojnë institucionet

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar ashpër ndaj bllokadës politike në Kosovë, duke …