Sekretari i Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Lord David Cameron po qëndron për një vizitë zyrtare në Kosovë

David Cameron: Ka forca që duan destabilizimin e Ballkanit Perëndimor, por ushtria e Britanisë së Madhe do ta mbrojë Kosovën

Ministri i Punëve të Jashtme të Britanisë së Madhe, Dejvid Cameron, ka vizituar Kosovën,  me ç rast ka biseduar me disa prej krerëve institucionalë. Ai ka thënë se ka forca që duan destabilizimin e Ballkanit Perëndimor. mirëpo  ushtria e Britanisë së Madhe do ta mbrojë Kosovën nëse është e nevojshme. Jam këtu në kampin “Film Sity”, në Prishtinë, Kosovë për të falënderuar trupat britanike që janë pjesë e NATO-s këtu për të bërë punën e tyre vitale. Por më shumë, unë kam ardhur në Kosovë sepse është vend i pavarur, sovran, dhe Britania e ka ndihmuar në momentin kur kishte nevojë dhe meriton stabilitet, siguri dhe prosperitet. Dhe ne duam ta ndihmojmë gjithë atë agjendë sepse është ne interes të Kosovës, por edhe të Britanisë. Siç e dimë ka forca dhe vende të tjera që duan ta destabilizojnë Ballkanin Perëndimor, duan që të ju shkaktojnë probleme këtyre vendeve. Ne e kemi parë sulmin e tmerrshëm këtu në shtatorin e vitit të kaluar. Unë mendoj që është e rëndësishme të punojmë me Qeverinë e Kosovës që të ndihmojmë në rritjen e ekonomisë, të ofrojmë stabilitet dhe siguri për vendet e tyre dhe të bëjmë të qartë se forcat tona janë të gatshme të marrin aksion për ta mbrojtur vendin nëse është e nevojshme”, ka thënë Cameron.

Kontrolloni gjithashtu

KMDLNj: Prokuroria Speciale në Hagë po përpiqet ta pamundësojë mbrojtjen e të akuzuarve

Gjykata Speciale në Hagë, në lëndën kundër krerëve të UÇK-së ka vendosur që të mos e dëgjohet sërish një dëshmitar i mbrojtur

Në Gjykatën Speciale, në Hagë, në lëndën  gjyqësore kundër krerëve të UÇK-së është vendosur që të …