Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani ka theksuar se partitë opozitare deri më tani i kanë 57 vota, dhe i duhen vetëm edhe katër vota për ta rrëzuar Qeverinë. Ajo ka thënë se duhet të binden edhe 4 deputetë të tjerë për t’i arritur 61 vota. “Duke diskutuar individualisht me disa deputetë nga pozita, jam e bindur se ka edhe prej tyre që do të votonin përfundimin e kësaj Qeverie”, ka shtuar Osmani. Ajo ka theksuar se ka pakënaqësi të mëdha me këtë ekzekutiv, dhe se sipas saj, ka një vullnet të disa prej deputetëve të opozitës që t’i bashkoheshin mocionit.
Kontrolloni gjithashtu
38 vjet nga rasti Aziz Kelmendi – ngjarja që tronditi Kosovën dhe Jugosllavinë
Më 3 shtator te vitit 1987 është vrarë, Aziz Kelmendi. Ai kishte lindur në fshatin …