Albulena Haxhiu: Nëse nuk bëhet koalicioni me LDK-në opsion janë zgjedhjet e jashtëzakonshme

Albulena Haxhiu: Aida Dërguti të dorëhiqet nga posti i nënkryetares, ose e shkarkojmë

Deputetja e  Lëvizjes Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu ka thënë se në mbledhjen e kryesisë së Kuvendit është debatuar për formimin e grupit të ri parlamentar nga 12 deputetë që deri sot kanë qenë pjesë e grupit parlamentar të kësaj partie. Haxhiu ka thënë se posti i një nënkryetari i takon Vetëvendosjes prandaj ka thënë se duhet të dorëhiqet nënkryetarja Aida Dërguti pasi më nuk përfaqëson Vetëvendosjen.

“Në emër të grupit parlamentar kërkova që zonja Dërguti që është anëtare e Kryesisë së Kuvendit, që deri sot e ka përfaqësuar lëvizjen Vetëvendosje, ose të dorëhiqet pasi më nuk e përfaqëson Lëvizjen Vetëvendosje ose ne qysh nesër do iniciojmë procedurat për shkarkimin e saj që do të duhej ta bënte Kuvendi. Është e pakuptimit që ta mbaj atë post përderisa nuk e përfaqëson më Vetëvendosjen. Po të kishte moral politik, zonja Dërguti do të duhej të dorëhiqej nga ky post që e mban në emër të Vetëvendosjes. Nëse nuk odrëhiqet në do kërkojmë shkarkim nga ana e Kuvendit pasi kështu e kërkon Kushtetuta e Republikës së Kosovës”, ka deklaruar Haxhiu.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu kritikon ashpër Avni Deharin: “Po luan rolin e defatores së Kurtit dhe Haxhiut”

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar ashpër ndaj kryesuesit të seancës …