Deputetja e PDIU-së, në qarkun e Dibrës, Reme Lala i bashkohet Partisë Socialiste

Deputetja e PDIU-së, në qarkun e Dibrës, Reme Lala i bashkohet Partisë Socialiste

Deputetja  e PDIU-së, në qarkun e Dibrës, Reme Lala, ka konfirmuar se do t’i bashkohet vullnetit të shqiptarëve duke i ofruar bashkëpunimin e saj Partisë Socialiste me në krye Edi Ramën. “Unë nuk kam asnjë parti, partia ime jeni ju. Për qytetarët e mi do t’i bashkohem vullnetit të shqiptarëve për t’i dhënë timonin Edi Ramës”, deklaroi ajo. Deputetja e re bëri edhe një premtim për mbështetësit e saj në Dibër, duke theksuar se bashkë me Edi Ramën do të bëjnë rrugën e Arbrit dhe se në të kundërt do të djegë mandatin e deputetes. “Bashkë me Edi Ramën do ta bëjmë rrugën e Arbrit, nëse kjo nuk ndodh do të djeg mandatin”, tha Reme Lala, teksa ishte e rrethuar nga simpatizantët e saj.

Kontrolloni gjithashtu

Time Kadrijaj:  Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha po vepron në kundërshtim me Kushtetutën e vendit

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj ka deklaruar se kryetari i Kuvendit, …