Deputetja nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadriaj ka kritikuar Vetëvendosjen për mungesën e konsultimeve me grupet parlamentare para propozimit të emrave për kryetar të Kuvendit. Ajo ka theksuar se kandidati, Dimal Basha u propozua qëllimshëm pasi sipas saj ka qenë agresiv ndaj partive tjera me deklaratat e tij. “Duhet konsultim mes grupeve parlamentare. Ne i kemi dhënë disa qëndrime e emra që me automatizëm do t’i votonim, por për kandidatët e tjerë duhet konsultë paraprake”, ka thënë ajo, pas dështimit të seancës konstituive. Besoj që qëllimshëm është propozuar Dimal Basha sepse ka qenë tepër agresiv ndaj partive tjera me deklarata dhe sigurisht kanë menduar që nuk do t’i marrë votat” tha mes tjerash, deputetja, Time Kadriaj.
