Përfaqesuesit e parlamentit gjerman – Bundestag, do të takohen sot me liderët e partive politike për herë të parë pas zgjedhjeve
'

Der Standard; Qasja e Gjermanisë është e orientuar për t’i dalë në ndihmë Serbisë dhe për të forcuar bashkëpunimin ekonomik

Gazeta prestigjioze austriake “Der Standard” ka shkruar për qasjen e perëndimit, konkretisht Gjermanisë ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor. “Der Standard” në artikullin e saj i kushton vëmendje qasjes ndaj Kosovës dhe Serbisë. E përditshmja austriake thekson se politika e jashtme gjermane ndaj Ballkanit Perëndimor formulohet në zyrën e Kancelarit, veçanërisht nga Jens Plotner, këshilltari më i rëndësishëm për politikën e jashtme i kancelarit Olaf Scholz.

 “Qasja e Gjermanisë është e orientuar qartë për t’i dalë në ndihmë Serbisë dhe për të forcuar bashkëpunimin ekonomik, ndërsa Kosova, për shembull, është vënë nën presion nga diplomatët gjermanë. Kjo politikë udhëhiqet kryesisht nga administrata e SHBA-ve, dhe Gjermania vetëm e ndjek atë”, thuhet në artikullin e gazetës “Der Standard”. Tutje kjo gazetë thekson se kjo u pa qartë kur i dërguari për Ballkanin Perëndimor i qeverisë gjermane, politikani i të Gjelbërve Manuel Sarrazin, njoftoi se Kosova mund të përjashtohet nga marrëveshja rajonale e tregtisë së lirë CEFTA nëse nuk e heq ndalimin e importit për mallrat serbe.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeprokurori i Prishtinës reagon pas incizimit të publikuar: “Askush nuk qëndron mbi ligjin”

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë ka reaguar pas publikimit të një audio-incizimi nga portali …