Pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të
Kosovës, deputetja nga radhët e Vetëvendosjes, Aida Dërguti, ka përsëritur se
Qeveria e ka humbur legjitimitetin e saj me protestën e 9 janarit. Ajo e ka
quajtur pafytyrësi përpjekjen për të organizuar sesionin e ri pranveror të
Kuvendit. “Ky Kuvend e ka humbur legjitimitetin që të zgjedhë presidentin.
Duhet të shpallen zgjedhjet sa më shpejtë, dhe vetëm pas atyre zgjedhjeve të
zgjidhet presidenti”, ka thënë deputetja, Dërguti, e cila është edhe nënkryetare
e Kuvendit.
Kontrolloni gjithashtu
Aida Dërguti: Gjykata Speciale është produkt i raportit të Dick Martyt dhe presionit ndërkombëtar
Pesë vjet pas dërgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Hashim Thaçit, Kadri …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
