leoni

Dëshmia rrëqethëse e Rashkoviq: Shqiptarët i therëm si dele

Në rigjykimin e dymbëdhjetë
ish-anëtarëve të Skuadrës 177 të Ndërhyrjes të Ushtrisë Jugosllave që akuzohen
për krime lufte, dëshmitari kryesor, Zoran Rashkoviq, dëshmoi para Gjykatës
Speciale në Beograd, se trupat e tij ekzekutuan më shumë se rreth 60 burra në
fshatin Lubeniq të Pejës, më 1 prill 1999. Sipas dëshmisë së tij “burrat që
mund të mbanin armë u ndanë nga gratë, fëmijët dhe të moshuarit. Ata u liruan, por
burrat u ekzekutuan në grup”. Qëllimi sulmit, sipas dëshmitarit Rashkoviq,
ishte që të shfaroseshin të gjithë civilët që jetonin në Lubeniq. Përndryshe,
12 ish-pjesëtarë të Skuadrës 177 të Ndërhyrjes të Ushtrisë Jugosllave, akuzohen
për krime lufte në fshatrat Lubeniq, Pavlan, Qyshk dhe Zahaq – gjatë luftës së
Kosovës në prill dhe maj të vitit 1999. Aktakuza saktëson se qëllimi i sulmit
ishte dëbimi i përhershëm i popullsisë shqiptare. Prokuroria pretendoi në
fillim se të akuzuarit ishin pjesëtarë të njësisë paraushtarake ‘Çakallët’, por
më vonë u konfirmua se ata kishin karta identiteti ushtarake dhe merrnin rroga
nga Ushtria Jugosllave.

Kontrolloni gjithashtu

Deklaratat e fundit të përfaqësuesve qeveritarë se “nuk mjafton një vit për ndryshimet kushtetuese” janë dëshmi e mungesës së vullnetit politik dhe e dështimit të kësaj qeverie për ta çuar vendin drejt integrimit europian dhe për të respektuar vetë Marrëveshjen e Ohrit. Prej ditës së parë të mandatit, përveç bllokimit të perspektivës evropiane, kjo qeveri dhe partnerët e saj kanë sulmuar themelet e barazisë dhe të Marrëveshjes së Ohrit: • kanë shfuqizuar balancuesin, duke cenuar përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve dhe komuniteteve tjera; • kanë zhvlerësuar Marrëveshjen e Ohrit duke ia dorëzuar implementimin figurave me bindje antishqiptare dhe antiperëndimore, si Ivan Stoillkoviç; • kanë fshirë diasporën nga përfaqësimi politik dhe kanë zvogëluar shqiptarët në përllogaritjet zyrtare; • nuk respektojnë përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe dhe kanë zhvlerësuar Inspektoratin e gjuhëve dhe Agjencinë e gjuhëve. Sot, përveç dështimit me ndryshimet kushtetuese, kjo qeveri hap fronte të reja kundër mekanizmave të barazisë si shumica e Badenterit, një nga shtyllat më të forta kushtetuese që garanton stabilitetin ndëretnik, barazinë reale në vend dhe mbron nga majorizimi. Çdo tentativë për ta relativizuar ose rishikuar Badenterin është tentativë për ta kthyer shtetin pas në përjashtim dhe diskriminim. Jemi dëshmitarë se gjithnjë e më shumë po zënë vend ide të rrezikshme, që përfaqësojnë ata që besojnë se shtetet multietnike nuk funksionojnë dhe se duhet ndërtuar shtete etnike. Kjo qasje manifestohet në dy drejtime: përmes goditjeve të Marrëveshjes së Ohrit, që rrënojnë barazinë e brendshme, dhe përmes bllokimit të rrugës europiane, që e izolon vendin dhe e kthen mbrapa. Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet forca politike që ka mbrojtur dhe do të mbrojë Marrëveshjen e Ohrit, kursin euroatlantik të vendit dhe dinjitetin e qytetarëve. Shqiptarët nuk do të lejojnë kthimin e shtetit në padrejtësi dhe përjashtim. Tetori është afër dhe populli do të flasë fuqishëm. Ora e përgjegjësisë politike dhe juridike po afron. Marrëveshja e Ohrit nuk cenohet, barazia nuk negociohet.

BDI: Policia nuk është shtab zgjedhor – Pokuroria, MPB dhe KSHZ ta hetojnë Izetin

Dje, para syve të gjithë opinionit, kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, …