Dështoi debati për vdekjen e Astrit Dehari, pasi në sallë ishin vetëm 45 deputetë

Dështoi debati për vdekjen e Astrit Deharit, pasi në sallë ishin vetëm 45 deputetë

Ka dështuar votimi për mbajtjen e debatit rreth vdekjes së Astrit Dehari, pasi në sallë ishin vetëm 45 deputetë. Vetëvendosje, përmes deputetit të vet Glauk Konjufca kërkoi që në Kuvend të debatohet për vdekjen e Astri Deharit. Pas këtij propozimi fjalën e mori kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së Zenun Pajaziti i cili tha se duhet të priten rezultatet e hetimeve e pastaj të debatohet për këtë rast. Ngjashëm tha edhe kolegu i Pajazitit, Ismet Beqiri. Debat për rastin Dehari kërkuan edhe përfaqësuesi e AAK-së Pal Lekaj dhe ai i Nismës Zafir Berisha. Propozimi u hodh në votim i cili nuk u konsiderua i vlefshëm pasi në seancë ishin të pranishëm vetëm 45 deputetë. Deputetët e opozitës e kanë braktisur seancën e Kuvendit të Kosovës, pasi që debati për vdekjen e Astrit Deharit nuk ka arritur të futet si pikë e rendit të ditës. Kundër debatit ishin PDK dhe LDK. Bashkë me deputetët e Vetëvendosjes seancën e kanë braktisur edhe deputetët nga AAK-ja  dhe Nisma për Kosovën.

Kontrolloni gjithashtu

Nipi i ish-kancelarit Helmut Kohl bën thirrje për njohjen e Kosovës dhe anëtarësimin në Këshillin e Evropës

Johannes Volkmann, nipi i ish-kancelarit legjendar gjerman Helmut Kohl, ka bërë një thirrje të fuqishme …