Ka dështuar edhe përpjekja e 39 për konstituimin e Kuvendit. Ashtu edhe sikur në seancat tjera, partia Vetëvendosje bëri përpjekje për krijimin e një komisioni ad-hoc për votim të fshehtë të Kryetarit të Kuvendit, gjë që nuk u përkrah nga partitë tjera opozitare. Kjo bëri që kryesuesi i seancës, Avni Dehari ta ndërpresë seancën duke njoftuar se ajo do të vazhdoi pasnesër, më 1 korrik në ora 11.00.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
