Kryesuesi i seancës, Avni Dehari kërkoi të ju ndërprehet fjala deputetëve të opozitës

Seanca e sotme e radhës për konstituimin e Kuvendit ka filluar me tensione mes deputetëve të opozitës dhe drejtuesit të seancës. Avni Dehari .Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku dhe deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrama kërkuan nga kryesuesi i seancës, Avni Dehari që të mos vazhdojë me këtë pikë, duke e cilësuar atë si abuzim me procedurat dhe Kushtetutën. “Sot me vetëdije e të plotë, kryesues po abuzon dhe po e shkel Kushtetutën. Ju lutem kthehuni në rendin e ditës. Kjo është shkelje, është abuzim,” theksoi deputetja, Vlora Çitika. Ndërkohë, edhe deputetja, Hykmete Bajrama ka shfaqur kritika. Ajo kërkoi kërkoi nga kryesuesi i seancës, Avni Dehari që të kthehet në rendin e ditës për të cilin komisioni është pajtuar. Këtyre kritikave, ai është përgjigjur duke kërkuar ndërprerjen e fjalës për deputetët që nuk sjellin propozime konkrete.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …