Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosoës, Vlora Çitaku ka drejtuar kritika ndaj kryeministrit në detyrë, Albi Kurti për të cilin ka thënë se gjatë takimit me drejtues të partive politike, ka kërkuar prej tyre nënshtrim të pakusht. Ajo ka shkruar më tutje se sipas logjikës së Albin Kurtit, mjafton një takim që nënshtrimi dhe diktati të maskohen si kompromis. “Në takimin me liderët politikë, Albin Kurti nuk ofroi as marrëveshje, as kompromis. Nuk ofroi as reflektim, as zgjidhje. Na kërkoi vetëm një gjë: t’i nënshtrohemi vullnetit të tij. Pa kushte. Pa debat. Pa demokraci. Kaq” ka shkruar deputetja, Vlora Çitaku.
Kontrolloni gjithashtu
Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin
Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
