Charles Kupchan: Ideja e shkëmbimit të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është gjëja e duhur për marrëveshje

Charles Kupchan: Do të kemi një kompromis të dhembshëm mes Kosovës dhe Serbisë

Eksperti nga Këshilli për Marrëdhënie me Jashtë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Cherles Kupchan ka paralajmërues se mes Kosovës dhe Serbisë do të ketë një kompromis të dhembshëm. Ai ka thënë se në muajt e ardhshëm mund të ketë një riangazhim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për çështjen e dialogut Kosovë-Serbi dhe ulje në tryezën e Zyrës Ovale të liderëve të dy vendeve. “Mendoj që do arrijë një ditë dhe jo shumë larg në kohë që të dy vendet të bëjnë kompromisin e vështirë e të dhimbshëm për të arritur paqen. Kurti ka bërë disa gabime gjatë mandatit të tij, që ka ndërmarrë veprime megjithëse kanë konsistente me të drejtën e Kosovës për sovranitet, ishin provokative dhe bënë hapa pas në dialog. Por nuk është përgjegjësia e kosovës se pala që ka tërhequr këmbën zvarrë është Serbia, por duhet që Beogradi dhe Prishtina të bëjnë kompromisin e vështirë”, ka është cituar të ketë thënë eksperti nga Këshilli për Marrëdhënie me Jashtë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Cherles Kupchan në “Off the Record” në A2 CNN.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …