Dështon për herë të 24-të seanca për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit

Ka dështuar edhe vazhdimi i njëzetekatër i seancës konstituive të legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës, për shkak të mungesës së konsensusit për formimin e komisionit që mundëson votimin e fshehtë. Kryesuesi Avni Dehari sërish kërkoi nga partitë opozitare – PDK, LDK, AAK, Nisma dhe Lista Serbe – që të propozojnë anëtarët e tyre për komisionin zgjedhor, por ato refuzuan. Propozimi për formimin e komisionit u hodh në votim, por nuk mori shumicën e nevojshme. Për pasojë, seanca u shty për të hënën në ora 10:30. Zgjedhja e kryetares së Kuvendit ka ngecur pasi kandidatja e Vetëvendosjes, Guxo dhe Alternativës, Albulena Haxhiu, nuk po arrin të sigurojë 61 votat e nevojshme. Bllokada po thellohet dhe rrezikon funksionalitetin institucional të legjislaturës së re.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata speciale po zvarritet në pafundësi, Thaçi e bashkëluftëtarët përballen me një proces politik

Më 15 shtator 2025, në Hagë do të dëshmojë dëshmitari i parë i mbrojtjes në …