Kadri Veseli ka dorëzuar kërkesën për themelimin e Komisionit që heton Listat e Veteranëve

Dështon zgjedhja e kryetarit dhe kryesisë së OVL në Drenas

Dje ka dështuar zgjedhja e kryetarit dhe kryesisë së re të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në degën e Drenasit. Gjatë garës për zgjedhjen e Këshillit të ri drejtues, Enver Hajdari propozoi që të votohet ndryshimi i statutit dhe rregullores së punës për t’i shkurtuar procedurat rreth zgjedhjes së kryetarit dhe kryesisë së degës së OVL në Drenas. Kjo solli zgjatjen e mbledhjes, e cila përfundoi në orët e vona të mbrëmjes së djeshme. Pasi një numër delegatësh lëshuan mbledhjen për shkak të stërzgjatjes së saj, të pranishmit kërkuan përsëritjen e zgjedhjeve, duke këmbëngulur në respektimin e Rregullores së Punës dhe Statutin e Zgjedhjeve ashtu siç është në nivel vendi. rkl/

Kontrolloni gjithashtu

Mjet i pashpërthyer i Luftës së Dytë Botërore gjendet në pyllin e Kaçanikut

Një qytetar nga Kaçaniku ka raportuar të enjten në polici se kishte hasur në një …