Brickos

Deputeti, Ilir Deda jep dorëheqje nga Vetëvendosja

Deputeti, Ilir Deda jep dorëheqje nga Vetëvendosja

Deputeti i Vetëvendosjes, Ilir Deda sot ka dhënë dorëheqje nga ky subjekt politik. Gjatë një konference për medie, ai ka bërë me dije se kohëve të fundit ka pasur ndarje konceptuale me Vetëvendosjen. “Në dy vjetët e fundit ka qenë një bashkëpunim i mbarë, por në 9 muajt e fundit kemi pasur ndarje konceptuale”, ka deklaruar deputeti, Deda. Ish-anëtari i subjektit të shuar, Fryma e Re, edhe pse ishte pjesë e Vetëvendosjes, nuk iu bashkua kolegëve të tij partiak në bllokimin e seancave të Kuvendit. Me këtë largim, grupi parlamentar i Vetëvendosjes mbetet me 15 deputetë. Duhet të theksohet se aderimi i Ilir Dedës ishte pritur me indinjatë nga antarësia e Vetëvendosjes, sidomos për faktin që ai dikur si pjesë e OJQ-ve sulmonte më së shumti këtë lëvizje, madje duke mbrojtur veprimet kriminale të Policisë së UNMIK-ut e cila vrau protestuesit paqësor në protestën e 10 shkurtit të vitit 2007.

Kontrolloni gjithashtu

KFOR-i, EULEX-i, FSK-ja dhe Policia e Kosovës përfunduan ushtrimin, “Shpata e Argjendtë 2”

KFOR-i, ULEX-i dhe Policia e Kosovës sot në do të zhvillojnë një stërvitje të përbashkët, në Kampin “Vrella”

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, Misioni i Bashkimi Evropian për Sundimin e Ligjit, EULEX …