leoni

Dhjetëra persona kanë humbur jetën nga vërshimet nga shiu në Korenë e Jugut

Për shkak të reshjeve të dendura të shiut, dhjetëra persona kanë humbur jetën nga vërshimet në Korenë e Jugut. Reshjet e shumta kanë vazhduar për tri ditë me radhë dhe kjo ka shkaktuar rrëshqitje të dheut, ndërprerje të energjisë dhe dëme në infrastrukturë në gjithë shtetin. Radio Evropa e Lirë njofton zyrtarët e Kresë së Jugut kanë thënë se uji ka dalë përmbi një digë në qendër të provincës Çungçeong. Kryeministri jugkorean, Han Duck-soo e ka kërkuar ndihmën e ushtrisë për të ndihmuar në përpjekjet për kërkim-shpëtim. Përveç të të vrarëve, edhe 10 persona tjerë është raportuar të jenë zhdukur dhe shumë të tjerë të plagosur. Shifra e viktimave pritet të rritet, njofton Radio Evropa e Lirë.

Kontrolloni gjithashtu

KQZ maqedoni

Katër partitë shqiptare krijojnë kryesinë e përbashkët për të sfiduar Qeverinë Mickoski

Përçarjet dhe pasiguria në lidhje me Qeverinë e Mickoskit kanë shtyrë katër partitë shqiptare – …