OVL e UÇK-së i ka bërë thirrje kryetares Vjosa Osmani që të mos e nënshkruaj Ligjin e Pagave Minimale

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i ka thirrje kryetares Vjosa Osmani që të mos e nënshkruaj Ligjin e Pagave Minimale. Pjesëtar të kësaj organizate kanë protestuar kundër trajtimit të tyre jomeritor që po ju bën Qeveria Kurti dhe kanë thënë se është e papranueshme një trajtim i tillë nga intsitucionet qendrore të shtetit për të cilin janë kanë në gjendje të japin gjithçka. “Kush do ta kishte menduar se sot gati 25 vite pas luftës do të dilnim këtu për të kërkuar edhe një herë lirinë dhe të drejtat tona. Sot ato nuk po mohohen nga një regjim i tmerrshëm i Slobodan Milosheviçit, por nga qeveria e shtetit për të cilin kemi dhënë gjithçka”, ka theksuar mes tjerash, Avni Ajeti nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

PDK-ja të shtunën përmbyll fushatën në sheshin ‘Skënderbeu’, Hamza: Ejani të gjithë, bashkë ta ndryshojmë Kosovën

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) të shtunën do ta përmbyll fushatën elektorale për zgjedhjet e …