Dhjetëra të mbytur e të lënduar nga një aksident në Pakistan

Dhjetëra udhëtar kanë pësuar nga një aksident komunikacioni në Pakistan. Mediet njoftojnë se 18 persona deri tani janë evidentuar që kanë humbur jetën dhe 17 të tjerë janë lënduar nga ndeshja e autobusit me një kamion, që janë përfshirë në flakë pasandaj. Njoftohet se mes të vdekurve ka edhe fëmijë. Autoritetet kanë bërë të ditur se aksidenti është shkaktuar kur autobusi është përplasur me një kamion të ndalur buzë autostradës. Autobusi ishte duke i bartur rreth 40 udhëtarë nga qyteti jugor Karaçi drejt kryeqytetit, Islamabad. “Autobusi i pafat… u përplas me një kampion të vogël që ishte i mbushur me tri rezervuare të vogla karburant. Kamioni dhe autobusi morën flakë menjëherë dhe shoferi i kamionit vdiq në vend” ka thënë shefi i Policisë në Punxha, Fahad Ahmad.

Kontrolloni gjithashtu

Lumir Abdixhiku: Do të shpërthejë skandali nëse nuk ka përgjigje pozitive nga Qeveria e Kosovës ndaj Amerikës për gazin

Lumir Abdixhiku: Refuzimi i VV-së nuk është inat politik, por interes kombëtar

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar ashpër nga Spanja ndaj përpjekjeve …