Gjykata Speciale

Dhoma e Apelit, në kuadër të Gjykatës Speciale, ua ka refuzuar ankesat për lirim nga paraburgimi, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit

Dhoma e Apelit,  në kuadër të Gjykatës Speciale ua ka refuzuar ankesat  për lirim nga paraburgimi, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Ankesa e tyre kishte të bënte me vendimin e gjykatësit paraprak për refuzimin e lirimit nga paraburgimi. Mirëpo, paneli i Apelit i përbërë nga gjyqtarët, Kai Ambos, Emilio Gatti, Mishel Picard, ka vendosur që ta hedhë poshtë ankesën duke lënë kështu në paraburgim,  dy nga katër ish krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë. Paneli i Apelit të kësaj gjykate ende  nuk e ka publikuar vendimin për lirimin apo mbajtjen në paraburgim të  Hashim Thaçit e Kadri Veselit.

Kontrolloni gjithashtu

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pritet ta vizitojë Kosovën më 11 mars

Sekretari i NATO-s, sfidon Moskën: “Ukraina vendos vetë për trupat në territorin e saj”

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka reaguar ashpër ndaj kundërshtimeve të Rusisë për …