Në Zyrën Presidenciale, në Stamboll, përfundoi takimi i ditës së parë të negociatave, mes delegacioneve të Ukrainës e Rusisë

Në Zyrën Presidenciale, në Stamboll, përfundoi takimi i ditës së parë të negociatave, mes delegacioneve të Ukrainës e Rusisë

Në Zyrën Presidenciale në Stamboll përfundoi takimi i ditës së parë të negociatave, mes  delegacioneve të Ukrainës dhe Rusisë Gjithashtu, u mbajt një takim i krerëve të delegacioneve të të dy vendeve. Në deklaratën e bërë nga delegacioni rus pas takimit u tha: “Ramë dakord për disa pika. Ne do t’ia përcjellim propozimet e Ukrainës (Presidentit të Rusisë Vladimir) Putin. Samiti Putin-(Presidenti i Ukrainës Vladimir) Zelensky është i mundur nëse bien dakord ministrat e jashtëm.” Zëvendësministri rus i Mbrojtjes, Aleksandr Fomin, i cili mori pjesë në bisedime, njoftoi gjithashtu se ata vendosën të reduktojnë veprimet ushtarake në drejtim të Kievit dhe Çernikovit. Kurse kreu i grupit negociator të Ukrainës, David Arakhamia, i bëri thirrje Kievit për garancitë e sigurisë. Sipas tij, 8 vende, përfshirë Turqinë, mund të veprojnë si garantues të sigurisë së Ukrainës. “Ukraina dëshiron të shohë vendet e Këshillit të Sigurimit të OKB-së si garantues, duke përfshirë Britaninë e Madhe, Kinën, SHBA-në, Francën, Turqinë, Gjermaninë, Poloninë dhe Izraelin. Edhe vendet e tjera do të jenë në gjendje t’i bashkohen traktatit nëse dëshirojnë. Traktati me Rusinë do të nënshkruhet së bashkë me vendet garantuese,” shpjegoi ai.

Alexander Chaly, një anëtar i delegacionit ukrainas pjesëmarrës në bisedimet me Federatën Ruse në Stamboll, nga ana e tij vuri në dukje se Ukraina është e gatshme për neutralitet nëse arrihet një marrëveshje paqeje. “Ne nuk do të hyjmë në NATO, por nuk do të heqim dorë nga Bashkimi Evropian (BE). Asgjë në marrëveshje nuk do ta pengojë hyrjen e Ukrainës në BE. Çështja e Krimesë duhet zgjidhur. Krimeja është një rajon i pushtuar”, tha delegacioni ukrainas. Gjithashtu delegacioni ukrainas njoftoi se ata i ofruan Rusisë që të mos përdorte forcën ndërkohë që negociatat janë në proces; e kishin informuar palën tjetër për qëndrimet e tyre dhe prisnin një përgjigje. Ndërsa Mykhailo Podolyak, këshilltar i Presidentit të Ukrainës, tha se bisedimet ndërmjet delegacioneve të Ukrainës dhe Federatës Ruse, në Stamboll janë të mjaftueshme për të organizuar bisedime në nivelin e presidentëve të të dy vendeve.

Erdogan: Nuk do të ketë humbës nga një paqe e drejtë

Armëpushimi dhe paqja janë në interes të të gjitha vendeve të rajonit të Detit të Zi. Kështu deklaroi presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan), duke iu drejtuar të martën pjesëmarrësve në bisedimet ruso-ukrainase që u mbajtën sot në Zyrën Presidenciale Dolmabahçe në Stamboll. Erdogan vuri në dukje se Turqia, si një vend që ka dëshmuar dhimbje të shumta në rajonin e saj, ka bërë dhe vazhdon të bëjë gjithçka që është e mundur për të siguruar që një tablo e ngjashme tragjike të mos ndodhë në veri të Detit të Zi.

“Që në ditën e parë të krizës, ne kemi bërë përpjekje të sinqerta për të parandaluar përshkallëzimin e konfrontimit. Ankaraja ka bërë gjithçka që kërkojnë nga ne parimet e fqinjësisë së mirë, miqësisë, humanizmit dhe në veçanti të drejtave”, tha udhëheqësi turk.Ai theksoi se Turqia kurrë nuk ka hequr dorë nga përgjegjësia për paqen dhe stabilitetin në rajon.

“Në të gjitha platformat ndërkombëtare ne kemi demonstruar një qëndrim të drejtë që mbron të drejtat, ligjet dhe ndjeshmëritë e të dyja palëve (Rusi-Ukrainë). Do të jetë në interesin e të gjithëve që të vendoset një armëpushim dhe paqe sa më shpejt të jetë e mundur.” “Ne besojmë se kemi hyrë në një periudhë në të cilën tashmë duhet të merren rezultate konkrete nga bisedimet. Duke u nisur nga faza arritur, ju keni marrë një përgjegjësi historike si anëtarë të delegacionit. E gjithë bota pret lajme të mira nga ju“,- u tha Erdoan anëtarëve të delegacioneve. “Progresi që do të arrini ju në negociata do të mundësojë edhe fazën e ardhshme, kontaktin në nivel lidershipi. Ne jemi të gatshëm të mirëpresim edhe një takim të tillë”, përfundoi ai.

Bisedimet ruso-ukrainase në Pallatin Dolmabahçe në Stamboll do të zgjasin dy ditë, dhe do të jenë të mbyllura për shtypin.

Marrëveshja përkatëse u arrit të dielën gjatë një bisede telefonike mes presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan dhe presidentit rus Vladimir  Putin.Ndërkaq ministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës, Dmitro Kuleba në një konferencë për mediat kishte bërë këtë deklaratë: “Kërkesa jonë minimale në negociatat në Turqi do të jetë zgjidhja e problemeve humanitare dhe kërkesa jonë maksimale do të jetë një armëpushim dhe një marrëveshje e qëndrueshme për këtë.” Kurse në një konferencë për media pas mbledhjes së kabinetit presidenti Erdoan tha të hënën se bisedat telefonike me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelenskiy dhe atë rus, Vladimir Putin, po vazhdojnë në “drejtim të favorshëm”. Disa raunde të bisedimeve midis Rusisë dhe Ukrainës janë mbajtur në Bjellorusi dhe raundi i fundit u mbajt përmes video-konferencës më 14 mars, por deri më tani kanë dështuar për të arritur ndonjë përparimin midis palëve.

Më 10 mars, Turqia ishte kryeartikulli i mbarë botës për pritjen e shefave të diplomacisë ruse dhe ukrainase në Antalie, takim i nivelit më të lartë të të dy palëve që nga fillimi i luftës më 24 shkurt Edhe pse palët nuk arritën një marrëveshje për një armëpushim, ata ranë dakord të vazhdonin negociatat mbi konfliktin. Lufta e Rusisë ndaj Ukrainës është përballur me dënime ndërkombëtare, me në krye Bashkimin Evropian (BE), SHBA-në dhe Mbretërinë e Bashkuar, ndër të tjera këto vende zbatojnë sanksione të ashpra financiare ndaj Moskës. Sipas vlerësimeve të Kombeve të Bashkuara (OKB), të paktën 1.151 civilë janë vrarë dhe rreth 1.800 të tjerë janë plagosur që kur Rusia filloi luftën kundër Ukrainës më 24 shkurt, por theksohet se shifra e vërtetë e viktimave është shumë më e lartë. Agjencia e OKB-së për Refugjatë (UNHCR) njofton se po ashtu mbi 3,8 milionë refugjatë ukrainas kanë ikur në vendet fqinje, ndërkohë me miliona të tjerë janë zhvendosur brenda vendit. (TRT shqip)

Kontrolloni gjithashtu

FAZ: Nuk është befasi që Kosova dëshiron të aplikojë për anëtarësim në BE por gjasat janë shumë të vogla

Albin Kurti: Nuk do t’ua imponoj serbëve Projekt-Statutin e Asociacionit, pasi është shkelje e të drejtave të njeriut

Gazeta gjermane Frankfurter Allgemeine Caitung, ka analizuar sfidat që lindin nga mungesa e iniciativës të …