Kori Siparantum shënoi fitore në Kategorinën G në festivalin prestigjioz “European Festival for Young People”, Neerpel

Nën drejtimin e Memli Kelmendit, Kori Siparantum ka shënuar një fitore të jashtëzakonshme, në Kategorinën G në festivalin prestigjioz “European Festival for Young People”, Neerpel duke rikthyer përseri vendin e parë. Kori Siparantum në këtë garë është paraqitur me këto vepra:  “Me nji lule” (Me një lule) – Memli Kelmendi, “A Little in the Dream, A Little Awake” – Baki Jashari, “Ta na Solbici” – Samo Vovk, “Atsalums” (Ftohtësia) – Jēkabs Jančevskis, “En ‘s Avonds” – Arr. Memli Kelmendi. Paraqitja e Korit Siparantum është vlerësuar lartë nga Juria Profesionale dhe nga një numër i madh artistësh nga e gjithë bota që morën pjesë. Në ngjarjen e përcjellë nga Ambasada e Kosovës në Bruksel, përfaqësuesit e këtij institucioni, përfshirë Ambasadorin Agron Bajrami, ishin të pranishëm për të mbështetur këtë sukses të madh në skenën ndërkombëtare. Kori Siparantum në këtë garë ka përfaqësuar Kosovën në mesin e 20 shteteve nga mbarë bota.

 

Kontrolloni gjithashtu

Arrestohet një person i dyshuar për  veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”

Sekuestrohen dy armë dhe iniciohet rast “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”

Pas një hetimi preliminar të zhvilluar nga Sektori i Hetimeve në kuadër të Stacionit Policor …