Ahmeti: Kosova u çlirua fal gjakut të dëshmorëve dhe ndihmës së aleatëve

Ali Ahmeti ka reaguar ndaj deklaratave të liderit nacionalist të VMRO-DPMNE-së, Hristjan Mickoskit

Kryetari i BDI-së, dhe lider i “Frontit Evropian”, Ali Ahmeti, ka reaguar ndaj deklaratave të liderit nacionalist të VMRO-DPMNE-së, Hristjan Mickoski-t, duke e akuzuar se ka hyrë në politikë si kryengritës dhe nuk do të dalë si “puthadorë. Këto komente janë bërë si përgjigje ndaj deklaratave të Mickoski-t, i cili kishte thënë se Ahmeti po dërgonte emisarë për të krijuar bashkërisht qeverinë, pas zgjedhjeve parlamentare të 8 majit. Ahmeti, duke folur gjatë një tubimi elektoral në Dibër, ka thënë: Kristijan, unë kam hyrë në politikë si kryengritës dhe nuk dal puthadorë, të merremi vesh. Mua për 22 vjet më ka votuar populli, mua në politikë, pas demobilizimit dhe konsultave që kam pasur me dy drejtues shqiptarë, Arben Xhaferin dhe Imer Imerin, të dy më kanë thënë, hy në politikë, bëje shtëpinë tënde, dhe unë e bëra. Dhe tash Kristijan unë kam bërë Frontin, bashkë me bashkëdrejtuesit që drejtojnë partitë politike shqiptare në vend këtu, por që këtë Front Kristijan, e ka bërë më të pathyeshëm edhe kyçja e komuniteteve që ju i nënçmoni, që ju i përbuzni, si atë turk, komuniteti turk, komuniteti boshnjak, komuniteti rom, dhe ne po përpiqemi që këtë kushtetutë që e kemi ta bëjmë edhe më të afërt me qytetarët e Republikës së Maqedonisë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, në takim me kryeministrin Kurti pajtohet për shpërndarjen e Kuvendit

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka vlerësuar  takimin e tij me kryeministrin Albin Kurti, duke …