leoni

Qendra “Rijeta” vazhdon ofrimin e shërbimeve dhe konsultave për të rinjtë ferizajas

Drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në komunën e Ferizajt Dr. Kemajl Emini me bashkëpunëtoret e tij, ka pritur në një takim drejtoreshën e qendrës “Rijeta” psikologen Arjeta Musliu. Me këtë rast drejtori Emini, ka falënderuar këtë të fundit për gjithë angazhimin që po bën për t’ju dalë në ndihmë të gjithë atyre të rinjve që përballen me problemet  të shumta. Ndërsa, psikologia Arjeta Musliu, ka falënderuar drejtorin për pritjen e bërë, përderisa ka shtuar se në qendrën “Rijeta” ofrohen edhe këto shërbime si konsultime, psikoterapi individuale, psikoterapi grupore, vetëdijesim dhe ligjërata, shërbime këto që  bëhen në mënyrë vullnetare dhe pa pagesë. Në fund të dyja palët janë dakorduar për një bashkëpunim të mëtutjeshëm në mënyrë që të rinjtë tanë të kenë sa më shumë qendra të tilla dhe të kenë informacione të ndryshime sa i përket rreziqeve që ndodhin nga dukuritë devijante.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Skenderajt do të organizoj akademi përkujtimore për heroin Abaz Thaçi dhe 10 dëshmorë tjerë

Nën organizimin e Shoqatës së sh-Brigadës 138 “Agim Ramadani”, të enjten me 16 maj, në …