Drejtori i KMDLNJ-së, Behxhet Shala, tha se Gjykata Speciale edhe pse e themeluar nga Kuvendi i Kosovës, nuk i përgjigjet atij

Dhunuesit dhe shkatërruesit e shtetit – Shkruan Behxhet Sh. Shala – Bajgora

Në një reagim të ashpër publik, analisti Behxhet Sh. Shala – Bajgora ka kritikuar ashpër kapjen politike të institucioneve të Kosovës, me theks të veçantë ndaj RTK-së, të cilën e cilëson si “shtëpi publike për prostitucion informativ”, nën kontroll të plotë të pushtetit aktual dhe në shërbim të kryeministrit Kurti. Ai shpreh shqetësim për humbjen e pavarësisë së mediave publike dhe servilizmin e strukturave drejtuese të RTK-së ndaj qeverisë. Shala ironizon edhe me procesin e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit, duke e quajtur farsë politike dhe “tym të zi” që del nga një kuvend i bllokuar. Ai akuzon pushtetin për metoda të manipulimit, shantazhit dhe përçarjes së opozitës, me qëllim zgjatjen e vakumit institucional dhe shmangien e përgjegjësive, sidomos për zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit dhe Ohrit. Opozita nuk duhet të bëjë kompromis me pushtetin, por përkundrazi, ta votojë qeverinë Kurthi 3 për ta çuar vendin në zgjedhje në vitin 2026. Ai e cilëson pushtetin aktual si të papërgjegjshëm, të paaftë dhe të gatshëm të shkatërrojë çdo vlerë demokratike vetëm për të mbajtur kontrollin politik.

Kontrolloni gjithashtu

Nga Thaçi te Trump: A ishin hetimet e Smith, Whiting dhe Harbach drejtësi apo përndjekje politike?

Në një rrëfim që ngre pikëpyetje serioze mbi pavarësinë e drejtësisë ndërkombëtare dhe asaj amerikane, …