Dhurata Hoxha: Korrupsioni dhe nepotizmi jo vetëm gratë, por edhe të rinjtë i kanë larguar nga proceset pozitive në vend

Dhurata Hoxha: Korrupsioni dhe nepotizmi jo vetëm gratë, por edhe të rinjtë i ka larguar nga proceset pozitive në vend

Dhurata Hoxha ka ftuar gratë dhe të rinjtë ta bëjnë 6 tetorin ditë feste për Kosovën. Kandidatja për deputete nga lista e PDK-së, Dhurata Hoxha, aktualisht ministre në detyrë e Integrimit Evropian, ka ftuar gratë dhe të rinjtë ta bëjnë 6 tetorin ditë feste për Kosovën. Në rrjetin social, Hoxha ka theksuar se Kadri Veseli, duke fokusuar çështjen e barazisë gjinore, fuqizimin e gruas në vendimmarrje dhe avancimin e të rinjve, rrjedhimisht, me tërë peshën e përgjegjësisë ka vënë prioritet luftimin e korrupsionit, nepotizmit dhe dukurive tjera negative. Këto dukuri negative, jo vetëm gratë, por edhe të rinjtë i kanë larguar nga proceset pozitive në vend, duke mos u bërë pjesë e procesit dhe gjithëpërfshirjes së zhvillimit të vendit, ka thksuar ajo.

Kontrolloni gjithashtu

Dy aksione brenda 10 ditësh në Prizren: Arrestime dhe sekuestrime për vjedhje dhe keqpërdorime

Prokuroria e Prizrenit ka kryer brenda 10 ditëve dy aksione të ndryshme lidhur me vjedhje …