Parlamenti holandez diskuton sot për zgjerimin e BE-së dhe mundësinë e hapjes se negociatave për Shqipërinë

Austria dhe Kroacia e përkrahin Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për anëtarësimin e tyre në Bashkimin Evropian

Austria dhe Kroacia përkrahin zgjerimin e BE-së me përfshirjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ministri i Jashtëm austriak, Alexander Schallenberg dhe homologu i tij kroat, Gordan Grliç Radman ranë dakord mbi këtë çështje gjatë një takimi në fundjavë të zhvilluar në Vjenë. Kjo temë do të ishte gjithashtu prioritet gjatë kryesisë së Kroacisë të Këshillit të BE-së në gjysmën e parë të vitit 2020. “Vendeve të Ballkanit Perëndimor, Serbisë, Bosnje-Hercegovinës, Malit të Zi, Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, sigurisht që u është dashur të punojnë fort për anëtarësimin në BE”, u shpreh Grliç Radman duke iu referuar posaçërisht sundimit të ligjit dhe reformave strukturore. “Kroacisë i është dashur ta bëjë këtë gjithashtu, gjashtë vite më parë, përpara se të anëtarësohej në BE”, theksoi ai. “Megjithatë, ne jemi të përgatitur për t’i ndihmuar këto vende”, tha ministri i Jashtëm kroat, në një konferencë të përbashkët shtypi. Bisedimet me përfaqësues nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë tashmë të planifikuara për në muajin tetor.Schallenberg u shpreh se BE ishte mes dy zjarresh. “Nëse BE nuk do të pranonte të hapte bisedimet me vende si Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, atëherë do të humbiste besueshmërinë në planet e zgjerimit”, tha ministri i Jashtëm austriak.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …