Diaspora shqiptare si subjekt aktiv në politikat ndërshtetërore

Diaspora shqiptare si subjekt aktiv në politikat ndërshtetërore

Diaspora shqiptare si subjekt aktiv në politikat ndërshtetërore

Ndryshimet politike dhe qeveria e re në Kosovë kanë ngjallur shpresa të mëdha. Ato hapin mundësinë e një nisje gjithëpërfshirëse në këtë shtet të ri me perspektiva të reja sociale, ekonomike, juridike dhe demokratike. Përmes qeverisjes së mirë dhe luftës kundër korrupsionit, ky premtim tani mund dhe duhet të mbahen.

Kontributi i diasporës për një zhvillim të qëndrueshëm dhe demokratik të Republikës së Kosovës 

Në konferencën e organizuar me 18 qershor 2021 nga migrantët socialdemokrat (PS_Migrant*et) & Partia Socialdemokrate e Zvicrës morën pjesë rreth 60 pjesëmarrës nga Zvicra, Kosova dhe vende tjera të Ballkanit perëndimor. Aty u diskutua se çfarë kontributi mund të jap diaspora për zhvillimin demokratik dhe të qëndrueshëm të Kosovës. Rreth 700.000 qytetarë të Kosovës që jetojnë jashtë vendit janë një potencial i jashtëzakonshëm dhe kanë për të ofruar shumë më tepër se sa remitancat që dërgojnë tek të afërmit te tyre.

Pritshmëritë tona janë:

  1. Ne presim nga institucionet e të dyja shteteve tona (Zvicrës dhe Kosovës)që të zhvillojnë politika të diasporës dhe të përpilojnë e zbatojnë plane konkrete për ndërtimin dhe krijimin e mekanizmave dhe strukturave të përbashkëta e të qëndrueshme, të koordinuara në shumë nivele, që duhet të përfshijnë të gjithë aktorët relevantë, veçanërisht personat profesionist (transnacional) dhe rrjetet (shoqatat e grupet tjera të interesit) të diasporës. Në shembullin dhe parimet themelore të integrimit evropian duhet të fuqizohet shkëmbimi dhe të ndërtohet një bashkëpunim koordinues e koherentë. Një politikë e efektshme dhe gjithëpërfshirëse e migracionit dhe zhvillimit duhet të kontribuojë në proceset e afrimit dhe integrimit të Republikës së Kosovës në BE(përfshirë liberalizimin e vizave).
  2. Ne presim nga te dyja shtetet që të rinovojnë partneritetin ekzistues të migracionit dhe në këtë kuadër të angazhohen për të përmirësuar situatën sociale, juridike dhe ekonomike të diasporës së Kosovës në Zvicër dhe anasjelltas. Gjegjësisht, Zvicra dhe Kosova duhet të sigurojnë që shtetasit e tyre të mos diskriminohen direkt apo indirektose sanksionohen në shtetin partner nëse ata përdorin shërbime shtetërore për të cilat kanë të drejtë. Njerëzit që gjatë tërë jetës së tyre kanë dhënë një kontribut në Zvicër nuk mund të dënohen me përkeqësimin apo edhe tërheqjen e të drejtës së tyre të qëndrimit nëse ata pretendojnë të drejtën e tyre për mbështetje sociale. Të drejtat e qëndrimit të sigurt janë një nga arritjet më të rëndësishme për pjesëmarrje të drejtë, demokratike dhe të barabartë në shoqëri.
  3. Ne presim nga qeveria e re e Kosovës që të përgatitë kornizat juridike dhe institucionale për të mundësuar kontributin efektiv të diasporës për zhvillim demokratik e të qëndrueshëm të Kosovës, përkatësisht
    – që sa më shpejtë të krijojë parakushtet për jetësimin e një marrëveshje të partneritetit ekonomik, për të cilën në anën zvicerane tashmë është miratuar mandati negociues bazuar në kriteret e qëndrueshmërisë;
    – që të caktoi e dërgoi një atashe sociale e ekonomik, i cili është në dispozicion të diasporës si person kontakti dhe pikë qendrore e kontaktit („single entry point“);
  4. Ne presim nga Drejtoria për Zhvillim dhe Bashkëpunim e Zvicrës (DEZA/SDC), që ka përpiluar programin e ri të bashkëpunimit zviceran me Kosovën 2022-2025, të cilin është duke e përpunuar me partnerët lokal në vend, një rëndësi të madhe ti kushtojë përfshirjes së diasporës dhe, së bashku me shoqërinë civile, të mbështet platformat dhe sipas nevojës të ndihmon bashkë-ndërtimin e platformave për rrjetëzimin e potencialit të madh në diasporë dhe që përmes përfshirjes ta bëjë atë fitimprurëse për të gjithë.
  5. Ne presim nga të gjithë aktorët politik e shoqëror që përmes mbështetjes dhe përfshirjes së diasporës të kontribuojnë për ndërtimin e sindikatave të pavarura dhe të fuqishme. Vetëm me sindikata të forta dhe shoqata të punëdhënësve të afta për të negociuar, partnerët socialë mund të negociojnë dhe zbatojnë zgjidhje të qëndrueshme e të përgjithshme (kontrata kolektive të punës, marrëveshjet kolektive). Këto krijojnë bazamentin për paga të mira dhe të drejta dhe kushte të mira dhe të sigurta të punës si dhe zhvillimin e një sistemi të fortë të aftësimit profesional. Pos tjerash ne presim që qeveria e Kosovës të futë pagën minimale, premtim ky i saj në fushatën zgjedhore.
  6. Ne presim nga drejtuesit e partive të PS dhe të Vetëvendosjesqë bazuar në parimet socialdemokrate në një proces pjesëmarrës të përpunojnë dhe aprovojnë një marrëveshje, e cila rregullon kushtet për bashkëpunim mes partive tona dhe në krahasim me deri më tani të zgjerojë e fuqizojë dukshëm mundësitë e përfshirjes në bashkëbisedim e vendimmarrje të diasporës në grupet e përbashkëta të punës.
  7. Ne presim nga diaspora e Zvicrës, e cila ka përbërje të shumëllojshme dhe përfshin njerëz nga të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor e më gjerë, që përmes lidhjeve të tyre familjare dhe një dialogu të intensifikuar të kontribuon në promovimin e paqes dhe demokracisë, kapërcimin e konflikteve ekzistuese dhe promovimin e barazisë midis burrave dhe grave dhe përfshirjen e të gjithëve në një shoqëri që është bërë më e larmishme.

Regjistrimin e referateve hyrëse në Youtube mund ti ndiqni në videon vijuese:

Takim i mëposhtëm publik i PS Migrant*eve dhe PS Zvicër në formë konference e shoqëruar edhe me grupe punuese paraqet bazën e kësaj rezolute:

Programi

Përshëndetja
Fabian Molina (deputet nacional i PS) & Arber Bullakaj (Këshilli drejtues PS Migrant:et)

Deklaratat hyrëse
– Liza Gashi, Zëvendësministre për politikë të jashtme dhe diasporë, Kosovë
– Sihana Bejtullahu, Bashkë drejtore GERMIN për pjesëmarrjen e diasporës
– Cyrill Rogger, SOLIDAR, përgjegjës i programeve në Evropën juglindore
– Ruth Huber, ambasadore, EDA, Nënkryetare e SDC, shefe për bashkëpunim-lindor

Diskutim në panel
me referues/et dhe publikun nën drejtimin e deputetit nacional Fabian Molina

Grupet e punës
Kontributi i diasporës për një zhvillim të qëndrueshëm dhe demokratik në Kosovë
– Kontributi i diasporës mbi projektet punuese të SDC dhe OJQ në Kosovë
– Si të krijohet siguria juridike për investimet dhe transferim e përvojave të NVM
– Bashkëpunimi i partive në rrafshin e anëtarësisë dhe në nivelin parlamentar
– Bashkëpunimi i sindikatave për fuqizimin e partneritetit social
– Kontributi për tejkalimin e nacionalizmit dhe për barazi e gjithë-përfshirje

Raundi përfundimtar dhe rezoluta

Mbeshtetur nga prointegra.ch – SOLIDAR – Vetëvendosje Zvicra

 

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …