Die Welt: Kosova, e pesta në botë për nga sasia e mineraleve

Gazeta gjermane Die Welt i ka kushtuar një reportazh
interesant pasurive nëntokësore të Kosovës. Duke përshkruar krizën në vend, kjo
gazetë ndalet në qytetin e Kastriotit, aty ku sipas autorit të reportazhit,
ndodhet “një ndër fushat më të mëdha të qymyrit në botë”. “Një miliardë materie
djegëse ngjeshën në këtë tokë, shumë më tepër se sa i duhet vendit. Shteti më i
ri dhe më i varfër i Europës mund ta furnizonte krejt rajonin me qymyr”,
shkruan Die Welt duke cituar ekspertët e fushës. Ky qymyr, sipas reportazhit,
do ta nxirrte vendin nga mjerimi, duke hapur 35 mijë vende të reja pune në
sektorin e energjisë. Më tej, gazeta gjermane thekson se qymyri nuk është
pasuria e vetme e vendit, meqë mineralet e përshkojnë Kosovën si damarët
trupin. “14.7 miliardë ton minerale gjenden në tokë. Me kaq, Kosova është e
pesta në planet për nga rezervat e tyre.
Më shumë janë vetëm Rusia, Gjermania,
Australia dhe SHBA-të. Dhe pjesa më e madhe mund të eksportohej, sepse nevojat
e brendshme janë të vogla. Për rrymë aq sa zgjat një jetë njeriu, Kosovës i
duhet vetëm gjysma e sipërfaqes së Obiliqit”, nënvizohet veç të tjerash në
artikullin e Die Ëelt kushtuar Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Deklaratat e fundit të përfaqësuesve qeveritarë se “nuk mjafton një vit për ndryshimet kushtetuese” janë dëshmi e mungesës së vullnetit politik dhe e dështimit të kësaj qeverie për ta çuar vendin drejt integrimit europian dhe për të respektuar vetë Marrëveshjen e Ohrit. Prej ditës së parë të mandatit, përveç bllokimit të perspektivës evropiane, kjo qeveri dhe partnerët e saj kanë sulmuar themelet e barazisë dhe të Marrëveshjes së Ohrit: • kanë shfuqizuar balancuesin, duke cenuar përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve dhe komuniteteve tjera; • kanë zhvlerësuar Marrëveshjen e Ohrit duke ia dorëzuar implementimin figurave me bindje antishqiptare dhe antiperëndimore, si Ivan Stoillkoviç; • kanë fshirë diasporën nga përfaqësimi politik dhe kanë zvogëluar shqiptarët në përllogaritjet zyrtare; • nuk respektojnë përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe dhe kanë zhvlerësuar Inspektoratin e gjuhëve dhe Agjencinë e gjuhëve. Sot, përveç dështimit me ndryshimet kushtetuese, kjo qeveri hap fronte të reja kundër mekanizmave të barazisë si shumica e Badenterit, një nga shtyllat më të forta kushtetuese që garanton stabilitetin ndëretnik, barazinë reale në vend dhe mbron nga majorizimi. Çdo tentativë për ta relativizuar ose rishikuar Badenterin është tentativë për ta kthyer shtetin pas në përjashtim dhe diskriminim. Jemi dëshmitarë se gjithnjë e më shumë po zënë vend ide të rrezikshme, që përfaqësojnë ata që besojnë se shtetet multietnike nuk funksionojnë dhe se duhet ndërtuar shtete etnike. Kjo qasje manifestohet në dy drejtime: përmes goditjeve të Marrëveshjes së Ohrit, që rrënojnë barazinë e brendshme, dhe përmes bllokimit të rrugës europiane, që e izolon vendin dhe e kthen mbrapa. Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet forca politike që ka mbrojtur dhe do të mbrojë Marrëveshjen e Ohrit, kursin euroatlantik të vendit dhe dinjitetin e qytetarëve. Shqiptarët nuk do të lejojnë kthimin e shtetit në padrejtësi dhe përjashtim. Tetori është afër dhe populli do të flasë fuqishëm. Ora e përgjegjësisë politike dhe juridike po afron. Marrëveshja e Ohrit nuk cenohet, barazia nuk negociohet.

Vendim i kontestuar i ministrit Stoilkoviç: Akuza për arbitraritet dhe diskriminim në largimin e pesë shqiptarëve

Vendimi i fundit i ministrit Stoilkoviç për largimin nga puna të pesë punonjësve shqiptarë në …