Dije Ferati: Si të paditet në gjykata qëllimkeqja e ashtuquajtura “Shoqata e Pajtimit Mbarëkombëtar”?

Dije Ferati: Takimet e Gjeçovit- Gëzuar ditëvdekja!

Nëse nuk ndodh ndonjë e papritur, edicioni i 48-të i Takimeve të Gjeçovit pritet të mbahet në vjeshtë, rreth datës 14 tetor,  në Zym të Hasit. Dihet se më 14 tetor 1929, Shtjefën Gjeçovi është vrarë nga serbët.

Kemi dy versione rreth vrasjes së tij. Disa thonë se është vrarë për arsye se serbët e dinin se po mblidhte folklor ndërsa të tjerët (aktivistët kundër gjakmarrjes) insistojnë se është vrarë nga serbët që të bëhet më i famshëm, Kanuni i Lekë Dukagjnit, 4 vite më vonë, në vitin 1933, kur zakoniku në fjalë u botua.

Këta të fundit e vënë në dyshim faktin se Gjeçovi e ka patur kapacitetin dhe përgatijen profesionale të shndërrojë thëniet popullore apo aforizmat në ligje. Sipas opinion tim modest, këtë kapacitet nuk e ka askush në botë.

Për ta parë se a përmban vepra e mbledhur ligje apo folklor, lexojeni të tërën bashkë me disa komente në adresën:   http://kanuniilekedukagjinit.blogspot.com

Aktivistët kundër gjakmarrjes besojnë se zakoniku (kanuni) është plan makiavelik serb i kurdisur (duke ia veshur Gjeçovit) për ta përlyer imazhin e shqiptarëve në botë, njëherit për ta çoroditur identitetin dhe mentalitetin e tonë.

Kam vërejtur disa ngjarje, të cilat më shtyjnë të besoj se planet makiavelike serbe subtile kundër shqiptarëve nuk kanë munguar në këtë drejtim.

Në vitin 1965  paraqitet në skene “Rugovska svita”, (në shqip: “Vallja e Rugovës”)  nga shoqata kulturore artistike “Branko Krsmanović” nga Beogradi, me solistët Vera Prica Kljajic dhe Dragoslav Dzadzevic-Dzale të cilët i luajnë shqiptarët. Shikojeni videon në Youtube: https://www.youtube.com/watch?v=WXHLde5kBwI

Shqiptarët që i japin vlerë vjetërsisë,  do të kënaqen duke e shikuar këtë video. Jemi në kohën e gladiatorëve, në bazë të gjesteve. Ndërsa në aspektin e kostumeve, jemi diku në vendet arabe apo afrikane. Në këtë valle, qëllimi është vdekja.  Ajo sillet rreth dy gladiatorëve (të luajtur nga valltarë serbë në role të shqiptarëve). Njëri patjetër do ta vrasë tjetrin. E pastaj…

Më vonë, do të kuptohet se simbolika e gjesteve dhe kostumeve në këtë paraqitje lidhet me kanunin.

Në vitin 1968, u shfaq filmi “Vuk sa Prokletija”( në shqip: “Uka i Bjeshkëve të nemura”). Referenca:  https://sh.wikipedia.org/wiki/Vuk_sa_Prokletija  .

Po e jap lidhjen në serbisht në Wikipedia për shkak të fotografisë ku duket aktori serb Ljuba Tadic me një çarçaf të stërmadh në kokë. Ai në këtë film e luan burrin shqiptar të Kanunit. Personazhi e ka një kokë (këtu nuk ka dyshim!) dhe në atë kokë ka diçka që duket dhe dallohet nga larg (edhe këtu nuk ka dyshim!). Gjithshtu, personazhi ka diçka në mendje. Kjo gjë kuptohet gjatë filmit. Atë që ai ka në mendje është vrasja… me paramendin. Me atë bezin e stërmadh të stërshëmtuar të cilin e bart në kokë, njeriu i malit të nemur do ta mbështjellë kufomën e viktimës. Personazhi, në vend se ta respektojë të gjallin – duke e lënë së paku të jetojë – e vret për ta respektuar të vdekur. Në fakt, e vret për ta ushqyer fantazmën serbe!

Pra, Beogradit i konvenon të na paraqesë kështu me qëllim që, më vonë, edhe ne ta paraqesim veten tonë kështu.  Makiaveli i sugjeron pushtuesit ta japë një shembull në fillim, në mënyrë që i pushtuari  ta imitojë atë.  (“Njerëzit sillen sipas modelit”).

(Përfitoj nga rasti ta ftoj Ansamblin “Shota” ta bëj dallimin ndërmjet ”artit” nën pushtimin serb dhe ARTIT pas çlirimit të Kosovës nga Serbia, si në gjeste ashtu edhe në kostume. Shikojeni pak veten në pasqyrë para se ta prezantoni imazhin shqiptar në botë, ju lutem!).

Në vitin 1971, filluan “Takimet e Gjeçiovit” si një paradë para para shqiptarëve dhe botës për ta futur në modë Kanunin dhe për t’i thënë botës se shqiptarët identifikohen vetë me zakonikun në fjalë. Në të njëjtën kohë, në shtetin amë të shqiptarëve,  në Shqipëri,  çdo referencë në këtë farë zakoniku sharllatan ishte e ndaluar me ligj. Është për t’u çuditur se si në atë kohë, në shtetin amë të shqiptarëve, nuk ka pasur asnjë gjakmarrje. Asnjë fëmijë të ngujuar!

Tani, a janë serbët më të mirë se shqiptarët… për shqiptarët, mund ta gjykoni vetë. Por bëjeni këtë gjë, ju lutem, me gjakftohtësi e jo me sarkazmë.

Kanuni njihet sidomos për gjakmarrje. Por, po i nënvizojmë këtu edhe nja dy aspekte tjera siç është shitja e gruas dhe xhveshja e saj nga të gjitha tipret njerëzore. Neni i 19-të e përcakton çmimin e gruas: “Çmimi i kanus së vonë perbahet prej 1500 groshve, aq sa ban gjaku i grues.”

Për ta kuptuar së sa vlejnë 1500 groshë, do ta marrim një faj tjetër të zakonikut në fjalë si krahasim:

  • .663. Kashaten e nyjen miku, mandej i zoti i shpis.
  • .664. Aj zot shpije, qi e njyete kashaten perpara mikut, late 500 grosh giobë.

Pra, në bazë të paragrafit §.664., një grua vlen tri dënime, rrafsh tri ngjyerje të kafshatës atëherë kur nuk duhet ngjyer ajo!

Sa i përket groshit si monedhë,  aktivistët kundër gjakmarrjes potencojnë se kanuni paraqet një shoqëri të imagjinuar nga qëllimkëqinjtë  sepse groshi (apo fasulja) nuk ka qenë kurrë monedhë në trojet shqiptare.

Neni i 29-të i gjgantit tonë kombëtar, i këtij monumenti ku zogjtë kurrë nuk i kryejnë nevojat mbi të, (lum ne që e kemi!) thotë: „Grueja asht shakull (thes, trastë) per me bajt“.

Tani, sipas këtij ligji, sa groshë gjobë duhet të paguajë dikush, nëse nuk e konsideron nënën, motrën, bijën si thes për të bartur dhe që nuk e hedh pastaj në pleh? Kujt duhet paguar dënimi për këtë faj?

Meqë Shtjefen Gjeçovi nuk është gjallë, ai nuk mund të tregojë se a i ka mbledhur nëpër male këto këpurdha të helmuara të cilap pastaj i ka kodifikuar si ligje. Prandaj, meqë ishte prift, besoj se e meriton një meshë në përvjetorin e vdekjes së tij.

Në të vërtetë, fjalinë paraprake e kisha në mendje ta shkruaja që në fillim të këtij shkrimi dhe t’i bija shkurt. Por, ndoshta qenka e vërtetë shprehja popullore (edhepse e pakodifikuar në kanun) “Ku dhemb dhëmbi, shkon gjuha” . Kështu u zgjata pak.

Qëllimi im, që në fillim, ishte të flas vetëm për një aspekt të “Takimeve të Gjeçovit”.  Nëse i kushtoni pak vëmendjen, do ta konstatoni se këto manifestime ku këndohet, vallëzohet, festohet, qeshet, ku hallakaten gratë (ato qeniet pa asnjë vlerë, pa asnjë karakteristikë njerëzore…) nuk kanë të bëjnë fare me kulturën shqiptare sepse mbahen në datën e vdekjes dhe në vendin e vdekjes së… së mbledhësit.

(Tani, falë shkrimit tim, do e kuptoni gjithashtu se një prift dhe një hoxhë, përveç atyre ceremonive që i udhëheqin në faltoret reciproke, mud të kenë edhe ndonjë hobi siç është mbledhja e folklorit, mbledhja e këpurdhave, mbledhja e …parave!)

A nuk bie kjo se që nga viti 1971, njerëzit kanë shkuar në aheng mortor të Gjeçovit për të thënë:  Gëzuar ditëvdekja!”?

Mos harroni një gjë. Ka kultura në botë (ka gjithça në botë, përveç gjepurave të zakonikut gjigant të cilat i kërkon kot gjetiu!)  ku këndohet dhe vallëzohet me ngazëllim në ceremoni mortore. Por një e tillë nuk është tipar i kulturës shqiptare!

E përsëris edhe një herë: Meqë Gjeçovi ishte prift, një meshë përkujtimore në kishë, do të ishte me vend. Nuk jemi më nën Serbi; nuk jemi të jemi të detyruar ta praktikojmë zakonin* serb që ta festojmë vdekjen e shqiptarëve.

E në atë meshë, nuk do të ishte keq të bëhej gjithashtu një lutje për lirimin e fëmijëve të pafajshëm të ngujuar nga gjakmarrja e ZAKONIKUT, atij kanceri kombëtar. Ata fëmijë jetojnë të mbyllur në Evropë pa përfituar nga e drejta që ua garanton ligji të shkojnë në shkollë. Jetojnë tërë kohën me frikë se do i vrasë dikush.

*”Zakon”- fjalë serbe e cila në shqip përkthet, “ligj”

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …