leoni

Dilaver Goxhaj: Jo çdo pritë të vret

Dilaver Goxhaj: “HUDZPAHU” LDK

Në përgjigjen përfundimtare të saj, të datës 15.1.2020, të udhëheqjes së Lëvizjes Demokratike e Kosovës, midis të tjerave të tërheq vëmendjen pika 4.a.2 e letrës përgjigje të saj, për Vetëvendosjen, lidhur me formimin e Qeverisë, ku thuhet: “LDK do të ketë Kryetarin e Kuvendit, Nënkryetarin e dytë të Kuvendit, Zëvendëskryeministrin e parë dhe pesë ministri.” Ndërsa, në pikën 4.b.2 thekson: “LDK do të ketë Presidentin si kandidat të saj të propozuar (por që si President vepron si faktor unifikues sipas Kushtetutës), si dhe Nënkryetarin e dytë të Kuvendit, Zëvendëskryeministrin e parë dhe 5 ministri.”

Me sa duket, duhet të kenë harruar të kërkojnë edhe postin e Kryeministrit.

Kjo përgjigje është tipike si ajo historia e djalit hebraik Hudzpah. E themi këtë për vet faktin se LDK, edhe pse e votoi unanimisht Glauk Konjufcën për kryeparlamentar, tash i drejtohet VV që ta mëshirojë e t’i kthejë asaj postin e kryeparlamentarit të Kosovës!

Kështu rezulton të ketë ndodhur edhe me historinë e  djali hebre, i cili, pasi vrau prindërit e tij, iu lut gjykatës ta mëshirojnë për faktin se ishte jetim.

Ja që historia na përsëritet pas qindra vjetësh në shtetin më të ri të botës, në Kosovë, ku “hudzpahu” LDK, edhe pse e votoi Glauk Konjufcën për kryeparlamentar, tash pendohet e thotë: e dua unë atë pozitë, ndërkohë që ai votim tash është i ezauruar posaçërisht prej vetë LDK.

Nuk thuhet më kotë që, kur masa kalon kufirin lind një cilësi e re. VV, duke ndjekur praktikën, LDK-ja: Ga! dhe VV: Na!, LDK-ja, edhe pse doli e dyta në zgjedhje, prandaj dhe nuk është e kënaqur, duke kujtuar se është ajo partia më e preferuar nga elektorati! Prandaj LDK-së i duket se ka marrë pak pushtet.

Të befason ky lloj apetiti i LDK me këto kërkesa edhe pse nuk ka shkëlqyer më herët duke shërbyer si patericë e PDK-së, edhe pse kur e ka udhëhequr Qeverinë ka qenë pa këllqe e me korrupsion, edhe pse ka qenë ortake në faljen e territore të Kosovës dhe në enklavizimin e saj përmes Zajednicën, edhe pse ka qenë entusiate në  ngritjen e Gjykatës Denigruese Speciale kundër UÇK-së, dhe, duke mos mjaftuar të gjitha këto, sot, bashkë me këtë përgjigje tipike si Hudzpahu hebre, kryetari i saj, Isa Mustafa, çlirimin e Kosovës ia dedikon të vdekurve, viktimave, dhe aspak luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke thënë: “Viktimat e Reçakut, janë vulë e çlirimit dhe shtet-formimit të Kosovës”!

O Perëndi! Janë vizituar vallë ndonjëherë te mjeku psiqiatër këta udhëheqës të LDK-së, apo nuk ka mjekë të tillë në Prishtinë?! Nëse udhëheqja e LDK-së nuk është e sëmurë mendërisht, atëherë duhet të bindemi se punojnë për interesa të dyshimta.

Të gjitha këto, për të mos i cilësuar çmenduri, të habisin se si LDK guxon e shfaqet në shkallën më të lartë të prishjes së koalicionit aq të  shumëpritur nga populli për formimin e premtuar të qeverisë së Kosovës.

Megjithatë na ngushëllon fakti se nuk duhet të çuditemi ngaqë difekte anatomike ekzistojnë te njerëz të veçantë, por na çudit fakti se si të ekzistojnë në një udhëheqje të tërë të një force politike! Kjo të befason, gjë që të bind se është diçka e paramenduar shumë më herët dhe e konsultuar me ustallarë të jashtëm e të brendshëm, përderisa nuk pranuan as sugjerimet e përfaqësuesit të Departamentit të SHBA, të partnerit të vetëm ndërkombëtar që kemi.

Ky qëndrim prej të sëmuri politik nuk mund të sjellë gjë tjetër për bartësit e këtyre difekteve, veçse keqardhje për ta, që bie ndesh me angazhimin atdhetar serioz dhe durimin shembullor nga ana e VV.

Familjarizimi edhe i forcave të tjera politike në Kosovë me këtë lloj gjendje anormale të udhëheqjes së LDK-së dhe, aq më keq të konsideruarit e pretendimeve të saj si normalitet, duke iu kundërvënë qëndrimeve normale të VV e duke i quajtur ato si difekt, nëpërmjet një trajtimi tepër regresiv, duke u përpjekur të krijojnë në popull iluzionin se LDK po ecën në rrugë të mbarë, në këtë turbullirë helmuese politike, tregon, se klasa aktuale politike në Kosovë po përgatit një dramë edhe më të madhe për popullin e saj.

Sikundër shihet, kjo veprimtari goditëse në unison e LDK dhe e forcave të tjera  të vetëquajtura “përfaqësuese të UÇK-së”, kundër mbarëvajtjes në Kosovë si dhe kundër Luftës Çlirimtare dhe mbrojtësve të saj, e cila po vjen gjithnjë duke u zbukuruar me sajesa dialektike, tregon se provat janë shpikur e po shpiken për ditë kundër VV dhe UÇK-së nga një mëndje e mbrapshtë, duke u munduar që akuzat e tyre të padrejta të duken të vërteta.

Tiranë, 15 janar 2020

Kontrolloni gjithashtu

Studimi i së ashtuquajturës ‘Akademi e Studimeve Shqiptare’ në 80-vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë, masakron historinë e LANC-it

Historianë dhe studiues gjysmakë,  me prejardhje balliste e profashiste,  në 80-vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë …