Brickos

Dilaver Goxhaj

Dilaver Goxhaj: Në Shqipëri nuk kishte 750.000 bunkerë por 161.878, rëndësia e tyre u pa në luftën e UÇK-së

Kolonel Dilaver Goxhaj njëri ndër ekspertët më të shquar të Ushtrisë shqiptare, duke folur për dezinformimet lidhur me sistemin mbrojtës së Shqipërisë në kohën e komunizmit dhe numrin e bunkerëve, në një intervistë për gazetën “Dita” ka deklaruar se në Evropë iu ka bërë jehonë librit dizinformues të fotografit holandez, David Galjard, i cili fitoi një çmim në nëntor të vitit 2012 në Paris, një botim që bën një trajtim hiperbolizues për gjithë bunkerët e ndërtuar në gjithë Shqipërinë, ku autori shkruan: “Në Shqipëri, 750 000 bunkerë të kohës komuniste ndodhen të përhapura kudo”.  E vërteta është se, bazuar në vendimin e Këshillit të Mbrojtjes nr. 13, datë 4 Dhjetor 1974, ishte parashikuar të ndërtoheshin gjithsej 201.175 QZP, ndërsa faktikisht u ndërtuan vetëm 161.878 – thotë Goxhaj për DITA. Se cila ishte domosdoshmëria e tyre? Ndoshta në praktikë, më mirë se kushdo tjetër vlerat  mbrojtëse të fortifikimit tonë i kuptuan ushtarakët dhe popullsia e brezit kufitar Kukës-Tropojë gjatë periudhës së luftës në Kosovë, në mars-qershor 1999, fortifikim i cili u shfrytëzua masivisht prej tyre” – thotë ushtaraku pedagog, ish-zv.shef i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së. (Më gjerësisht lexo në Intervista)

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Maqedoninë e Veriut po mbahen zgjedhjet parlamentare e presidenciale, me një ndërhyrje të jashtëligjshme të Vetëvendosjes

Sot në Maqedoninë e Veriut  po  mbahen  zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale. Lëvizja Vetëvendosje, e Albin …