Mediet bëjnë të ditur se diplomatët e huaj të akredituar në Maqedoni kanë qenë kundër hapjes së edhe një Universiteti të ri tregjuhësh në Shkup për qëllime të politikës ditore. Ata shprehen se shtetet e fuqishme të botës kanë ndihmuar dhe do vazhdojnë të ndihmojnë sistemin arsimor në vendin tonë, drejtpërdrejtë dhe nëpërmjet projekteve të ndryshme. Por, ata janë shprehur kategorikisht kundër hapjes së institucioneve kaq të rëndësishme vetëm për kampanjë zgjedhore, për përfitime të poenave politik. Ndërkohë kushtet e zhvillimit të procesit edukativo-arsimor dhe akademik në institucionet ekzistuese është në nivelin më të ulët të mundshëm, raporton Fakte. Ky qëndrim kundër hapjes së “Nënë Terezës” i është prezentuar edhe liderit të BDI-së Ali Ahmeti në takimin që kishte ai vetëm pas liferimit të lajmit për këtë gjë para disa muajsh, në një ambasadë të rëndësishme në Shkup, shprehet diplomati. Ai theksoi se qëndrimi ndërkombëtar kundër këtij “teatri” parazgjedhor, nga një Qeveri e diskredituar dhe në ikje lehtë mund të vërehet edhe nga injorimi absolut i tërë korrit diplomatik pas vendimit të Qeverisë para disa ditësh.
Kontrolloni gjithashtu
Kurti jep 4 milionë euro për shtratin e lumit Llap: investim publik apo favor elektoral për Bulliqin?
Në prag të zgjedhjeve lokale, qeveria e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, ka ndarë katër …