Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Diplomati amerikan për Evropë dhe Azi, Philip Reeker u kërkon autoriteteve të Kosovës që të suspendojnë taksën

Ndihmës sekretari ardhshëm i Shtetit për Evropë dhe Azi, Philip Reeker u ka bërë thirrje edhe njëherë autoriteteve të Kosovës që të suspendojnë taksën doganore të vendosur ndaj Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës, në mënyrë që t’i hapet rrugë dialogut dhe arritjes së marrëveshjes Kosovë – Serbi, saktësoi ai  në një seminar dyditor për sigurinë, raportet rajonale dhe zhvillimin ekonomik, “Ballkani 360”, i cili po mbahet në Shkup. Diplomati amerikan është fokusuar në raportet mes Prishtinës dhe Beogradit zyrtar, me ç’rast ka theksuar se “normalizimi i marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë në kornizën e dialogut që po udhëhiqet nga BE-ja, është mundësi për zgjedhjen e problemit që cungon gjithë Ballkanin”. Nëse Prishtina zyrtare nuk kthehet në negociata pa kushte atëherë do të rrezikojë të ardhmen e saj evropiane dhe jo vetëm atë u shpreh Reeker.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti lavdëron investimet që po bëhen në KEK gjatë kohës së qeverisë së tij

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti lavdëron investimet që po bëhen në KEK gjatë kohës së …