Diplomati Blerim Canaj, konsideron se mbyllja e strukturave paralele serbe në Kosovë, po bëhet për qëllime të fushatës politike

 Diplomati, Blerim Canaj, konsideron se mbyllja e strukturave paralele serbe në Kosovë, po bëhet për qëllime të fushatës politike. Ai theksoi se këto vendime duhet të merren me kujdes, për të siguruar që nuk do ta dëmtojnë vendin. Canaj tha se kur kryeministri Albin Kurti shmang ofendimet ndaj partive politike, ai merr veprime që janë të lidhura me serbët, duke sugjeruar se ato janë të motivuara nga fushata. Ai gjithashtu e kritikoi Kurtin për përdorimin e patriotizmit në fushatën e tij, duke thënë se nuk mund të shitet  më patriot se politikanët e tjerë të njohur të Kosovës, si Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Ramush Haradinaj dhe Rafet Rama e të tjerë. Canaj theksoi se, pavarësisht se ka patriotë më të theksuar brenda partive politike, Kurti nuk mund të përvetësojë ekskluzivitetin e patriotizmit me veprimi të tilla, saktësoi Blerim Canaj

Kontrolloni gjithashtu

Ministri Krasniqi: Koalicioni qeverisës është stabil dhe se qeveria do ta përfundoj mandatin

Vesel Krasniqi: Tri dekada besnikëri dhe përvojë politike në krah të Fatmir Limajt

Vesel Krasniqi, një prej figurave më besnike dhe më të afërta të Fatmir Limajt, ka …