leoni

Diplomatja amerikane Nancy Vanhorn zhvillon takim me kryeministrin Edi Rama

E ngarkuara me punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Nancy Vanhorn, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Kryeministri këtë të premte, më 29 gusht 2025. Ajo u prit nga kryeministri Edi Rama, me të cilin qëndroi rreth 20 minuta në takim.Vizita e diplomates amerikane vjen katër muaj pas zgjedhjeve të 11 majit dhe menjëherë pas shpalljes së rezultateve  përfundimtare nga Komisioni Rregullator. Ky takim zhvillohet gjithashtu në një moment kyç për politikën shqiptare, pasi pritet që kryeministri Rama të shpallë kabinetin e ri qeveritar. Për datën 11 shtator është paralajmëruar mbledhja e Asamblesë së Partisë Socialiste, ku pritet të bëhen publikë emrat e ministrave të rinj.

Kontrolloni gjithashtu

Në Samitin e Sofjes marrin pjesë krerët më të lartë shtetërorë të vendeve të BE-së e Ballkanit Perëndimor

Londra pret Samitin e Procesit të Berlinit: Fokus te siguria, migrimi dhe tregu i përbashkët rajonal

Në datën 22 tetor, në Londër do të mbahet Samiti i Procesit të Berlinit, ku …