Disa akademikë të ASHAM-it distancohen nga fjalimi i kryetarit, Taki Fiti, lidhur me origjinën e Shën Terezës

Disa akademikë të ASHAM-it distancohen nga fjalimi i kryetarit, Taki Fiti, lidhur me origjinën e Shën Terezës

Disa anëtarë shqiptarë të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë (ASHAM) distancohen nga fjalimi i kryetarit, Taki Fiti, i cili në kuadër të akademisë solemne kushtuar shenjtërimit të Nënës Terezë, tha se Gonxhe Bojaxhiu rrjedh nga një familje e përzier etnike. “Ne, anëtarët e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Maqedonisë; Luan Starova nënkryetar, Alajdin Abazi anëtar i kryesisë, Abdylmenaf Bexheti anëtar i rregullt dhe Izet Zeqiri anëtar korrespondent, në mënyrë kategorike distancohemi nga fjalimi i Kryetarit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë Taki Fiti në tendencën e kontestimit të përkatësisë kombëtare të Shën Terezës si dhe vazhdimësinë e tendencës për përvetësimin e figurës së saj”, thuhet në deklaratën e përbashkët të dërguar në redaksinë e Portalb. Sipas tyre, askush nuk mundet të paracaktojë përkatësinë etnike të kujtdo qoftë, e “aq më pak të figurës së Shën Terezës kur ajo vetë në testamentin e saj përcakton për nga gjaku përkatësinë shqiptare”.“Fatkeqësisht nuk është hera e parë që ASHAM vihet në shërbim të politikës ditore”, shkruajnë akademikët shqiptarë.

Kontrolloni gjithashtu

Altin Krasniqi: Uniteti në PDK është forcë për krerët e UÇK-së dhe shpresë për të ardhmen e vendit

Altin Krasniqi rikandidohet për deputet: Premton përfaqësim me ndershmëri dhe punë të palodhur

Altin Krasniqi ka njoftuar se do të jetë sërish kandidat për deputet në Kuvendin e …