leoni

Disa nga diskutimet në Kuvend lidhur me miratimin e demarkacionit të kufirit të Kosovës me Malin e Zi

Disa nga diskutimet në Kuvend lidhur me miratimin e demarkacionit të kufirit të Kosovës me Malin e Zi

Shef i Grupit Parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi  ka thënë se çështja për të cilën deputetët janë mbledhur sot është shqyrtimi i një teme që në tri vitet e fundit është diskutuar dhe është thënë shumëçka rreth saj. “Në këtë Kuvend kemi parë edhe skena që nuk i kanë takuar jetës parlamentare që nuk i kanë takuar Kosovës. E gjitha si pasojë e kundërshtimeve rreth kësaj çështje”. Në emër të Grupit Parlamentar të PDK-së kërkojmë nga të gjithë deputetët që në vendimet e tyre të kenë parasysh interesat e qytetarëve të Kosovës.

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se pas ratifikimit të Marrëveshjes së demarkacionit, Ramush Haradinaj duhet të jap dorëheqje nga pozita e kryeministrit dhe vendi të shkojë në zgjedhje. Ai ka thënë se LDK-ja në mënyrë unanime do ta votojë këtë marrëveshje. Më tutje, Hoti ka ftuar deputetët e Vetëvendosjes që ta votojnë Marrëveshjen e demarkacionit me Malit të Zi, duke mos e lënë Listën Serbe që të faktorizohet në raport me këtë marrëveshje.

Deputeti i Grupit të Deputetëve të Pavarur Visar Ymeri, ka bërë të ditur përfundimisht se ky grup i ri parlamentar nuk do ta votojë marrëveshjen e demarkacionit. Nuk e votojmë sepse ka parregullsi. Kosova nuk duhet të bëhet precedent që të heqë dorë nga territori i saj”, ka deklaruar Ymeri. Ai më tej, ka thënë se nga institucionet e vendit që të ecer gabimisht dhe pa kërkuar përgjegjësi. Ndërkohë, edhe Lëvizja Vetëvendosje deri më tash ka bërë të ditur se nuk ka votë për demarkacionin.

Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi, ka thënë se deputetët e këtij grupi do ta votojnë marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi. “Ju ftojë që të votoni Projektligjin të cilin e ka sjellë Qeveria e Republikës së Kosovës”, ka thënë Isufi. Ai ka thënë se deklarata e dy presidentëve, Hashim Thaçi dhe Filip Vujanoviq, i jep mundësi korrigjimit të demarkacionit.

Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, ka thënë se kryeministri Ramush Haradinaj duhet t’i kërkojë falje publikisht ish-drejtuesit të komisionit shtetëror për shënimin e kufirit, Murat Meha. Ai pastaj ka shtuar  se në momentin kur të  ratifikohet demarkacioni Kosova do të vajtojë. Territorin e humbim nëse kalon demarkacioni, hajnat mbesin e vizat nuk hiqen. Nëse ndodhë kjo, do të vajtojmë”, ka theksuar Konjufca.

Shefi i grupit parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka thënë se për çështjen e demarkacionin me Malin e Zi është debatuar mjaft. Ai në fjalën e tij para deputetëve të Kuvendit të Kosovës ka thënë se tashmë deputetët e kanë ndarë mendjen për demarkacionin. Në këtë kontekst, Sherifi ka thënë se deputetët e Nismës do të votojnë pro demarkacionit. Edhe deputeti i grupit parlamentar 6+, Albert Kinolli, ka bërë me dije se deputetët e këtij grupi do të votojnë pro marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi. Ai ka ftuar të gjithë deputetët që të votojnë këtë marrëveshje.

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci thotë se deri tani janë vaksinuar mbi 55 mijë punëtorë të stafit arsimor

Arbërie Nagavci pranon se librat shkollorë kanë kushtuar më shumë këtë vit, por s’jep shifër konkrete

Deputetja dhe ish-ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka pranuar se librat për këtë vit shkollor …