Disa vende të BE-së kanë kërkuar që të vendosen masa ndaj Serbisë, nëse dëshmohet lidhja e saj me sulmet kundër Policisë së Kosovës

Përfaqësuesit e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian kanë diskutuar dje lidhur me  zhvillimet e fundit në Kosovë dhe disa prej tyre kanë kërkuar që të vendosen masa ndaj Serbisë, nëse dëshmohet lidhja e saj me sulmet ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit. Sipas burimeve diplomatike të BE-së, duhet vënë sanksione nëse dëshmohet roli i Serbisë në dërgimin e armatimit në territor të Kosovës, i gjetur së fundi nga policia e Kosovës në veri. Ajo që ka ndodhur të dielën në veri të Kosovës, sasia e armëve që është gjetur, dhe informacionet që po i marrim nga terreni vazhdimisht, janë duke e ndryshuar lojën, kanë thënë burimet brenda BE-së. Gjatë diskutimit është thënë të jetë shprehur mbështetje e plotë ndaj Lajçakut për vazhdim të dialogut mes dy vendeve dhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri më tani.  Radha e fundit i dialogut të nivelit të lartë, i mbajtur më 14 shtator, ka përfunduar pa ndonjë rezultat.

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete Bajrami: S’ka bazë ligjore që Kurti të prezantojë buxhetin dhe ta votojë – “Mos bini pre e propagandës”

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar ashpër ndaj mundësisë që deputeti …