Prokuroria Speciale ka njoftuar se në mungesë të provave janë liruar nga arresti katër serbë, të cilët ishin arrestuar më 24 shtator, gjatë aksionit të Policisë së Kosovës në fshatin Banjskë, të Zveçanit, në veri, larg nga vendi ku grupi terrorist sulmoi Policinë e Kosovës. Sipas Prokurorisë, kjo është bërë në mungesë të provave të paraqitura nga Policia e Kosovës. Prokuroria bëri të ditur se katër të arrestuarit e tri ditëve më parë gjatë aksionit të Policisë së Kosovës, në fshatin Banjskë të komunës së Zveçanit, u liruan dje në mungesë të provave të paraqitura nga Policia e Kosovës, thuhet në njoftimin e Prokurorisë, por nuk janë dhënë detaje se kush ishin të liruarit, serbë vendorë të Kosovës, apo të ardhur nga Serbia, sikur thuhet në disa njoftime jo zyrtare.
Kontrolloni gjithashtu
Aida Dërguti: Kurtit nuk i konvenon të zbatojë Marrëveshjen e Ohrit në prag të zgjedhjeve
Ish deputetja, Aida Dërguti ka shprehur mendimin se kryeministri Albin Kurti nuk është i interesuar …