Nënshkruhet Memorandumi për Iniciativën Globale "100 Million Learners Global Initiative" nga Thunderbird School of Global Management

Nënshkruhet Memorandumi për Iniciativën Globale “100 Million Learners Global Initiative” nga Thunderbird School of Global Management

Sot, nën organizimin e UNI – Universum International College, i fuqizuar nga Arizona State University, u mblodhën rektorët e institucioneve të larta të arsimit nga KosovaShqipëria dhe Maqedonia e Veriut për një ngjarje të veçantë, për të nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi në kuadër të iniciativës globale “100 Million Learners Global Initiative“, nga Thunderbird School of Global Management, e rankuar si Shkolla Nr.1 në botë për Master në Global Management, dhe Universiteti Shtetëror i Arizonës (ASU), i rankuar si Universiteti Nr.1 në SHBA për inovacion.

Ky bashkëpunim vjen falë Partneritetit që UNI – Universum International College ka me Arizona State University, ku për studentët e Universiteteve partnere do të ofrohen lëndë apo module me ECTS Falas, për 140.000 studentë në gjithë rajonin e ballkanit në Gjuhë Shqipe dhe Gjuhë Angleze, të njohura plotësisht nga Thunderbird School of Global Management.

Kjo ngjarje e rëndësishme ka sjellur bashkë liderët e arsimit të lartë nga tre vendet e Ballkanit Perëndimor, për të ndarë dhe rikonfirmuar angazhimin e tyre ndaj kësaj iniciative të rëndësishme globale për edukimin. Gratë dhe vajzat e reja do të përbëjnë 70% të përfituesve që kjo iniciative ka për qëllim të arrijë.

Kjo iniciativë globale ofron programe të ndryshme për 3 cikle të edukimit:

–          Foundational program: Është e hapur për të gjitha ciklet edukimit.

–          Intermediate program: Kontenti për nxënësit e Shkollës së Mesme apo për nxënësit të nivelit Bachelor

–          Advanced Courses: Kontenti për studentët e nivelit Bachelor apo Master.

Memorandumi i bashkëpunimit do të shënojë një hap të rëndësishëm përpara në përmirësimin e qasjes në arsimin e lartë dhe fuqizimin e komuniteteve të studentëve në këtë rajon të rëndësishëm të Evropës. Ky është një moment historik që do të ndihmojë në ndërtimin e një të ardhme më të ndritur për të rinjtë dhe studentët tanë.

Për më shumë informata rreth mundësive të studimit kontakto +38344144062, [email protected] ose ndiqni UNI në facebook dhe instagram.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në orën 17:00, në varrezat e fshatit Llapushnik bëhet varrimi i nënkryetarit të Shoqatës së Invalidëve të Luftës, Ahmet Thaçi

Organizatat e dalura nga lufta e UÇK-së, dega në Drenas, ju njoftojnë se varrimi i …