Komuna e Ferizajt, përkatësisht Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencës, ka hartuar Rregulloren për ushtrimin e veprimtarisë së transportit të udhëtarëve me taksi. Kjo rregullore është diskutuar sot me qytetarë dhe grupe të interesit në kuadër të një konsultimi publik.
Në hapje të takimit, drejtori i Shërbimeve Publike dhe Emergjencës, Alberton Sahiti, theksoi se përmes kësaj rregulloreje përcaktohen rregullat strikte për ushtrimin e kësaj veprimtarie.
“Me këtë rregullore përcaktohet mënyra e organizimit dhe kryerjes së transportit të udhëtarëve me taksi në territorin e Komunës së Ferizajt. Rregullimin dhe mbikëqyrjen e këtij shërbimi e realizon Drejtoria e Shërbimeve Publike në bashkëpunim me Drejtorinë e Inspeksionit”, tha drejtori Sahiti.
Pjesë e takimit ishte edhe zyrtari i lartë për komunikacion, Arsim Aliu, i cili i informoi pjesëmarrësit në mënyrë të detajuar për përmbajtjen e rregullores.
Pronarët e kompanive të taksive shprehën qëndrimet dhe kërkesat e tyre lidhur me këtë draft-rregullore. Një nga çështjet kryesore që u diskutua ishte propozimi për shtimin e numrit të operatorëve të taksive. Megjithatë, shumica e pjesëmarrësve ishin kundër këtij propozimi, duke kërkuar që të mbetet i pandryshuar numri aktual i operatorëve – gjithsej gjashtë kompani – dhe që t’u lejohet vetëm rritja e numrit të veturave në funksion për secilën kompani ekzistuese.
Rregullorja do të mbetet në konsultim publik deri më 27 korrik.
Të gjithë të interesuarit mund të dërgojnë komentet dhe sugjerimet e tyre përmes e-mailit në adresat: