Zv.kryetari Aliu priti në takim kryeshefin e KRU “Hidromorava”, biseduan rreth projekteve në fushën e ujit të pijshëm

Zv.kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu, ka pritur sot në takim kryeshefin ekzekutiv të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Hidromorava”, Ymer Salihu.

Gjatë takimit u diskutua për projektet e ardhshme në fushën e furnizimit me ujë të pijshëm, me theks të veçantë për fshatrat Sadovinë e Çerkezëve, Sadovinë e Jerlive, Sllatinë e Epërme, Sllatinë e Poshtme dhe Beguncë.

Po ashtu, biseda u përqendrua edhe në mundësitë për zgjerimin dhe përforcimin e kapaciteteve të ujit nga fabrika e ujit në Letnicë, për të përmirësuar furnizimin në tërë zonën që mbulohet nga ky rrjet i ujësjellësit.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt takimi përmbyllës i dëgjimeve buxhetore publike për hartimin e buxhetit komunal për vitin 2027.

Në sallën e Kuvendit Komunal të Skenderajt, të premtën me 4 shtator 2026 u mbajt …